Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk do të parakalojnë për nder të shtatë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala për Radio Dukagjinin.
Ndryshe, më 17 shkurt 2014, në gjashtë vjetorin e pavarësisë së Kosovës është thënë se do të jetë parada e fundit e FSK-së për shënimin e përvjetorit të pavarësisë, pasi për këtë vit është thënë se ky institucion do të njihet me emrin Forcat e Armatosura të Kosovës.