1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Zvogëlohet koha e pritjes nëpër pikë-kalimet kufitare me Serbinë

Më të lexuarat

Për dallim nga dita e shtunë, sot bashkëatdhetarët të cilët po vijnë në Kosovë, nuk janë përballur me pritje të gjata në pikë-kalimet kufitare me Serbinë.

Kështu është bërë e ditur në bazë të përditësimit të fundit të bërë në vegëzën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku shihet se për më shumë se një orë për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare “Dheu i Bardhë”, kolonat kanë arritur deri në 450 metra, ndërsa për dalje pritet janë jo më shumë se 05-10 minuta..

Përveç kësaj pike kufitare, pikë tjetër me qarkullim të madh është edhe ajo në Jarinjë, ku pritjet për të hyrë në Kosovë janë 90 minuta, ndërsa për dalje nuk ka pritje më shumë se 10 minuta.

As në Merdare pritjet nuk janë më shumë se 5-10 minuta për të hyrë, ndërsa në pikat tjera kufitare pritjet janë më pak se 15 minuta.

 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit