1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Zvogëlohet EULEX-i, mbetet vetëm në veri dhe në Prishtinë

Më të lexuarat

Gjyqtarët, prokurorët, hetuesit dhe zyrtarët e tjerë të EULEX-it janë vënë para sfidave personale. Deri më 15 qershor ata duhet t`i nënshkruajnë kontratat e reja me misionin e BE-së. Unioni Evropian po aplikon disa politika të reja në raport me shumën e ofruar në kontrata, kritere që kanë bërë që shumë gjyqtarëve, prokurorëve, hetuesve dhe zyrtarëve të tjerë të misionit t`u afrohen rroga më të vogla, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas gazetës, shkurtimet buxhetore nuk janë zvogëlimi i vetëm që prej 15 qershorit të këtij viti do ta përjetojë misioni më i madh i BE-së. EULEX-i do të jetë për rreth 40 për qind më i vogël në staf dhe do të ketë prezenca zyrtare vetëm në dy regjione: në veri të Kosovës dhe në Prishtinë.

Deri më tash EULEX-i ka pasur të drejtë të punësojë deri në tri mijë zyrtarë, 1 mijë e 900 ndërkombëtarë dhe 1 mijë e 100 vendës, ndërkaq që prej 15 qershorit do të ketë të drejtë të punësojë për 40 për qind më pak zyrtarë ndërkombëtarë.

Gjithsesi burime të gazetës kanë bërë të ditur se zvogëlimi prej 40 për qind nuk do të ketë këtë të njëjtin efekt në praktikë, ngase misioni asnjëherë nuk i ka arritur shifrat maksimale të stafit ndërkombëtar dhe rrjedhimisht i bie që stafi që vetëm ka qenë më i vogël, të reduktohet më pak./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit