2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Zvicra, vendi më i mirë për të jetuar

Më të lexuarat

Zvicra është vendi më i mirë në botë, për të lindur aty në vitin 2013. Një kërkim i ri tregon se të jesh i lindur në Zvicër je i prirë të jesh më i lumtur dhe të kesh një jetë sa më cilësore.

Australia, bashkë me vendet skandinave: Norvegjinë, Suedi dhe Danimarkën, përbëjnë pesë vendet e para.
Vlerësimi është bërë nga “The Economist Intelligence (EIU)”, simotër e kompanisë “The Economist”, që është përpjekur të rendisë vendet ku mund të jetohet më mirë në vitet e ardhshme. Renditja është bërë mbi rezultatet subjektive – se sa të kënaqur janë njerëzit, dhe përcaktuesit objektivë të kualiteti të jetesës.

Ajo që bie në sy është se dominojnë vendet me ekonomi të vogël. Në 10 vendet e parë gjysma janë vende Evropa, por vetëm njëra është pjesë e eurozonës. Vendet e prekura nga kriza, si Greqia, Portugalia dhe Spanja mbeten shumë poshtë, edhe pse janë të favorizuara për shkak të klimës, transmeton “Shekulli”.

Tre vendet më të fuqishme të BE-së, Gjermania, Franca dhe Britania mbeten shumë pas, pasi Gjermania është e 16-ta, Franca e 26-ta dhe Britania e 27-ta.

Nigeria është vlerësuar si vendi më i keq për vitin 2013. Ndërsa, Brazili, Rusia, India dhe Kina, pavarësisht dinamizmit të ekonomisë së tyre, nuk shquhen për cilësi të jetesës.

SHBA-të, të cilat në vitin 1988 renditeshin në krye, këtë vit pozicionohen në vendin e 16-të. Sa i takon vendeve të Ballkanit, më mirë pozicionet Sllovenia, e cila gjendet në vendin e 32-të.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit