1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zvicra synon të shndërrohet në kasafortën informatike botërore

Më të lexuarat

Spiunazhi informatik, skandali i NSA-së… ndërkohë që kompanitë e mëdha amerikane të informatikës akuzohen për bashkëpunim me shërbimet sekrete vendase, në Zvicër kompanitë që merren me rruajtjen dhe grumbullimin e të dhënave, të cilat po përballen me një rritje të madhe të klinetëve të tyre, synojnë të shndërrohen në kasaforta informatike botërore, kjo falë ”bunkerëve” të krijuar nga ushtria zviceriane në Alpe, gjatë Luftës së Ftohtë, që autoritetet po i shesin pak nga pak.

Këto njësite po u shiten kompanive vendase të fushës së informatikës, sikurse ndodhi me bunkerin e Attinghausenit, në zemër të Zvicrës, një vendstrehim i vertetë si ato të James Bond.

Adresa e tij është një kod ”GPS” i fshehtë, një bunker prej 15 000 metrash katrorë, tashmë në pronësi të kompanisë zviceriane “Deltalis”, e cila që prej vitit 2011 ka vendosur aty një qendër të të dhënave informatike, që përfshin një hapsirë prej rreth 600 metër katrorë.

“Kur hyra për herë të parë në këtë vend më pushtoi një emocion shumë i madhë”, tregon një nga drejtorët e ”Deltalis”, Andy Reinhardt.

I vendosur rreth 200 metra në brendësit të malit dhe 1 mijë metra nën majën e tij, e mbrojtur nga dyer kundërbërthamore me një peshë prej 4 tonësh, ky vend ka qenë ish-qendra e forcave ushtarake zviceriane.

Vetëm 12 persona punojnë aktualisht në këtë labirint gjigant, në muret e të cilit shihen harta ushtarake, që i përkasin epokës së Luftës së Ftohtë dhe vaska gjigante që mbledhin ujin nëntokësor.

Që të hysh në këtë vend duhet të kalosh nëpërmjet një procedure të gjatë.

Si fillim duhet të dorëzosh kartën e identitetit, më pas kryhet verifikimi i gjurmëve venoze, që konsiderohet shumë më i sigurt se ai i shenjave të gishtërinjve dhe fillon të kapërcesh një seri procedurash sigurie.

Pasi kalon një portë kundërbërthamore hyn në një korridor ku muret e përforcuara me shtresë betoni të kujtojnë një shpellë, më pas del në një tjetër korridor, që edhe pse i pa lyer të thekson ndjesinë sikur je në të ardhmen sepse gjithshka mbikëqyret nga kamera, një portë tjetër të çon në një tjetër pjesë të lyer me të bardhë dhe më në fund del në dhomën ku janë vendosur pajisjet elektronike.

Makineritë që ndodhen në këtë bunker ruajnë dhe përditësojnë vazhdimisht të dhënat elektronike të të gjithë atyre individëve apo njësive që dëshirojnë të ruajnë një kopje të informacioneve të tyre për t’i paraprirë një defekti informatik ose elektrik, dëmeve të një tërmeti ose ndonjë sulmit terrorist, por të dhënat duhet të mbrohen edhe nga sulme të jashtme ose nga të gjitha rreziqet e mundshme për t’i përgjuar apo vjedhur.

“Gjatë periudhës së spiunazhit elektronik, 55 qëndrat zviceriane të të dhënave qofshin ato në fushë apo në mal, kanë reputacionin ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në Zvicër”, sipas qendrës “Datacentermap”.

Publikimet që u bënë për sistemin kibernetik amerikan të përgjimeve të bëra të ditura për publikun në qershor, nga Edward Snowden, ish-këshilltar i Agjensisë Amerikane të Sigurisë Kombëtare, (NSA), treguan se gjigantët e internetit si “Facebook”, “Google”, “Skype” dhe “Yahoo”, ia dorëzonin të dhënat e klientëve të tyre shërbimeve sekrete amerikane.

“Kam dy gjëra për të thënë, së pari si qytetar evropian e shoh të papranueshme atë që bëjnë amerikanët dhe së dyti kjo që po ndodh është diçka shumë pozitive për ne, pasi ka trefishuar prurjet e biznesit tonë në një hapsirë kohore shumë të shkurtër”, deklaroi Christoph Oschwald, një nga drejtuesit e ”Mount10”, që ka gjithashtu qendër për ruajtjen e të dhënave në Alpe, të quajtur “Fort Knox” dhe që aktualisht ruan të dhënat e parlamentit zvicerian.

“Është fantastike, pas skandalit të NSA-së nuk kam më nevojë t’i shpjegojë klientëve përse duhet të paguajnë që të rruajnë të dhënat e tyre”, thotë ai duke buzëqeshur.

Në zvicër, ku “të dhënat individuale përbëjnë një aset të çmuar” sipas autoritetit federal, e keqja e njërit sjell të mirën e tjetrit.

Kjo konstante është e njëjtë për të gjitha qendrat zviceriane të ruajtjes së të dhënave.

Susanne Tanner drejtoreshë e “Greendata”, një qendër tjetër e ruajtjes së të dhënave, pohon se “muajt e fundit kompanitë helvetike që përdorin servera në vende të tjera kërkojnë që të rikthehen në Zvicër”.

“Botërisht shumë klientë, që nga publikimi i çështjes Snowden, janë më shumë të interesuar për sa i përket mbrojtjes së të dhënave, madje shumë prej tyre na kanë kërkuar që të risjellim të dhënat e tyre në Zvicër”, deklaron gjithashtu drejtoresha e ”Kyos”, shoqëri zviceriane e specializuar në shërbimet informatike.

”ÇËSHTJA SNOWDEN”: NJË KËSHILLË POZITIVE

Sipas Dominik Hauri, të Institutit të Studimeve Ekonomike të Bazelit (IWSB), “Zvicra, përveç satabilitetit të saj të mrekullueshëm të infrastrukturës elektronike dhe informatike, mund të shndërrohet në një kasafortë të sigurt të dhënash edhe falë dispozitave ligjore vendase, që janë shumë strikte për sa i përket mbrojtjes së informacionit”.

Në terma ligjore, reputacioni helvetik për sa i përketë konfidencialitetit dhe sigurisë më i miri, ndonëse është prekur disi nga heqja dorë e sekretit bankar.

“Në vendet e tjera, lloje të ndryshme institucionesh kanë akses në këto të dhëna, ndërsa tek ne duhet të kesh një autorizim të veçantë të dhënë nga një gjykatës dhe kjo gjë është një avantazh shumë i madh nëse e krahasojmë me situatën në SHBA”, shpjegon shefi i telekomunikacionit zvicerian, Peter Gruter.

“Në këtë kontekst, çështja Snowden ka kryer efektin e “një këshille”, pasi tashmë po bëhen më shumë se dy muaj e gjysmë dhe gjithnjë e më shumë shoqëri të huaja duan që të kenë të dhënat e tyre të ruajtura në Zvicër”, thonë Reinhardt i “Deltalis” dhe Marco Dottarelli, drejtor i “Equinix Suisse”, qendrat e të cilës ruajnë të dhënat e Bursës së Zvicrës.

Për shumë individët Zvicra ”ka arritur të zbulojë një Eldorado të ri”, pas heqjes dorë nga sekreti bankar, gjë që po dëmtonte aktivitetin financiar tradicional të vendit./trt

– Nga Agnes PEDRERO –

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit