-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Zvicra përballë recesionit

Më të lexuarat

Pritet që Produkti i Brendshëm Bruto i Zvicrës këtë vit do të bie me 0.5 për qind.

Ekonomia zvicerane po përballet me recesionin për shkak të goditjeve nga frangu i fortë, paralajmëron ETH, Instituti për Kërkime Ekonomike në Cyrih. Duke pasur parasysh se Banka Nacionale e Zvicrës në betejën kundër frangut të fortë zviceran ka hequr dorë nga kufizimi i normës minimale të këmbimit në vlerë 1.20 €, çmimi i valutës zvicerane u rrit me më shumë se 15 për qind, që është një goditje për industrinë e eksportit, turizmit, të cilat humbin fuqinë konkurruese.

 

“Punësimi në këta sektorë do të reduktohet, dhe gjithashtu kjo do të  ndikojë për ekonominë”, thonë në ETH. Pritet që Produkti i Brendshëm Bruto  i Zvicrës këtë vit do të bie me 0.5 për qind. Për 2016 parashikohet një rritje zero, ndërsa deri tash pritja për dy vitet e ardhshme ishte për njër rritje prej dy për qind.

 

Sipas Instituti gjithashtu pritet të ketë rritje të papunësisë deri gati pesë për qind brenda një viti, në krahasim me rezultatet aktuale të papunësisë që shkojnë në katër për qind. Në parashikimin  tjera, Instituti pret që çmimi i një frangut të shkojë deri 1 euro.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit