1.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Zvicra e përzë babain e 5 fëmijëve për në Kosovë, familja mbetet atje

Më të lexuarat

Një shtetas i Kosovës me qëndrim në Kantonin St.Gallen, baba i pesë fëmijëve, me vendimin e Gjykatës Federale duhet të lëshojë Zvicrën. Gruaja dhe fëmijët e tij kanë pasaportat zvicerane, ndërsa ai jo, shkruan sda.ch.

Arsyet që shtynë shkallën më të lartë të gjyqësisë së Zvicrës për të marrë këtë vendim, janë deliktet e shumta që ka kryer kosovari dhe shfrytëzimi i ndihmës sociale, borxhet ndaj shtetit etj., transmeton albinfo.ch. Sipas gjykatës, pesha e shkeljeve që ka kryer ai peshon më tepër se e drejta për jetë të rregullt familjare dhe konventa për të drejtat e fëmijës, që e siguron të drejtën në fjalë.

Personi, sot 32-vjeçar, nga viti 2005 kishte kryer një delikt dhe ishte dënuar me moslejim për të hyrë në Zvicër. Megjithatë ai ka hyrë në mënyrë të përsëritur. Pas martesës me një zvicerane, ai mori edhe lejen e qëndrimit në Zvicër. Por, nga ajo kohë ai nuk ka punuar askund dhe veç kësaj është dënuar disa herë për delikte në komunikacion.

Personi në fjalë kishte ardhur në Zvicër në vitin 2000, në moshën 13-vjeçare. Prindërit e tij kishin kërkuar azil, por kërkesa u ishte refuzuar, përcjell albinfo.ch. Ndërkohë gjithë familjes i ishte dhënë statusi i qëndrimit të përkohshëm (Viza F), në vitin 2008 atij i ishte pezulluar kjo leje qëndrimi, pasi që kishte bërë shkelje ligji. Me atë rast i ishte shqiptuar edhe masa e ndalimit të hyrjes në Zvicër, masë kjo që ai e kishte shkelur disa herë.

Në vitin 2011 ishte martuar me një zvicerane dhe mbi bazë të bashkimit familjar kishte ardhur sërish për të jetuar në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Po atë ditë atij i ishte tërhequr vërejtja që të mos binte në kundërshtim me ligjin dhe të fillonte ndonjë punë në Zvicër. Ndryshe, do t`i merrej leja e qëndrimit.

Por, ai që nga fillimi ka marrë vazhdimisht ndihma sociale, dhe sipas vendimit të gjykatës, nuk ka bërë kurrë përpjekje serioze për të gjetur punë. E megjithatë, leja e qëndrimit (B) i është vazhduar nga viti 2012 deri në vitin 2014.

Pasojnë më tutje disa dënime për delikte në komunikacion. Ndërkohë ai vazhdon të mos gjejë punë dhe vazhdojnë t`i grumbullohen borxhet. Në fund të vitit 2017 ai i kishte rreth 30 mijë franga borxh shtetit.

Në vitin 2015, pas një dënimi të radhës, Zyra për Migracion e Kantonit të St. Gallenit vendosi të mos ia vazhdonte më lejen e qëndrimit. E ndërkohë, çifti i ri kishte lindur 5 fëmijë!

Me pretekstin se po shkelej Konventa mbi të drejtat e fëmijëve dhe e drejta për jetë familjare, ai kishte ushtruar ankesë në Gjykatën Federale. Kjo e fundit, siç u shkrua tashmë, erdhi në përfundimin se kosovari duhet të dëbohet nga Zvicra.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit