1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Zvicërani porosit tre kosovarë për të vrarë gruan e tij

Më të lexuarat

Një menaxher i pasur në Gjenevë u arrestua bashkë me tre kosovarë.

I fundosur në borxhe, ai llogariste në trashëgiminë e gruas së tij
“Unë mendoja se do të vdes”, pati thënë në shkurt një nënë e sulmuar në oborrin e shtëpisë së saj në Gjenevë, duke shtuar se shpreson që së shpejti do të kapet vrasësi.
Dyzetvjeçarja e pasur, ish-drejtuese e një banke që kishte themeluar kompaninë e saj të menaxhimit për financa nuk e kishte marrë me mend se çfarë po e priste atë ditë. Gati gjashtë muaj pas ngjarjes, katër persona janë arrestuar: tre kosovarë (disa prej të cilëve ishin ish-punëtorë të shtëpisë) dhe burri i saj!

Sulmi pati ndodhur më 19 shkurt, në orën 23: 00, pasi që ajo ishte kthyer nga pushimet nga Austria. Burri i saj kishte mbajtur fëmijët në shtëpi në Gjenevë. E sapokthyer në shtëpi, një individ gjendej në kopsht duke e pritur.
Viktima ndjen një dorë rreth qafës së saj dhe pa pritur e gjen veten në tokë. Ajo bërtet. Sulmuesi i saj ia mbyll gojën, një litar që ia ngushtonte fytin arrin të bëjë të shuajë. Individi në fjalë përfundimisht zhduket, duke menduar se ajo kishte vdekur.

Gjurmët e ADN-së të mbledhura nga policia e Gjenevës çojnë te njëri nga personat e përfshirë në këtë rast. Një kosovar pranon të tregojë të vërtetën. Dhe më pas, një tjetër tregon po ashtu. Rolet e këtyre- shofer dhe sulmues- janë ende duke u përcaktuar nga organet gjyqësore të Gjenevës. Megjithatë, treshja përfshin bashkëshortin e viktimës, duke treguar që kanë marrë 400.000 franga për të “kryer punën”, raporton albinfo.

Ky i fundit u arrestua gjatë gjysmës së parë të muajit korrik në kufirin zviceran në Itali. Procedurat e divorcit me bashkëshorten e tij veçse ishin në progres. Burri në fjalë qëndron aktualisht në burgun Champ-Dollon dhe është i akuzuar për nxitje të vrasjes. Avokati i tij nuk pranoi të komentojë rastin.

Ai vetë e kishte thirrur policinë

Sipas të dhënave të ndryshme, mediat zvicerane thonë se urdhëruesi i vrasjes ishte përpjekur t’u shpjegojë hetuesve se “ai kishte kontaktuar me të vërtetë kosovarët para se t’iu thotë se nuk dëshironte më që kjo punë të kryhet”. Ishte ai që thirri policinë në mbrëmjen e agresionit. Në atë kohë, policia ishte e habitur me qëndrimin e burrit, i cili kishte rrëmbyer një armë, por nuk kishte dalë në kopsht për të ndihmuar gruan e tij.
Siç shkruan gazeta “Le Matin”, policia vështron se ” burracakëria, sjellja e pakuptueshme dhe e neveritshme e burrit shpjegohen kur del në pah se ai ishte iniciatori i tentativës për vrasje”, tha avokati i famshëm i viktimës, Marc Bonnant.

Hetimet vazhdojnë. Sipas burimeve të gazetës “Le Matin”, urdhëruesi i vrasjes kishte shqetësime të mëdha financiare.
Ish-administrator i lartë në një bankë private të Gjenevës, ai ishte bërë partner me një kompani të menaxhimit të pasurive, ndërsa mësohet që ai kishte përjetuar vështirësi financiare të mëdha në aferën Madoff./Infdeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit