1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Zvicër: Kërkohen 18 vjet burg për kosovarin që theri gruan

Më të lexuarat

Prokurori në prokurorinë kantonale të Argaut e akuzon 62-vjeçarin se ka goditur me thikë për vdekje gruan e tij në mars të vitit 2011. I akuzuari kishte pohuar se kishte planifikuar disa herë për të vrarë gruan e tij.

Vdekjen e gruas së tij e kishte shkaktuar duke e therë disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.

Përveç kësaj, ai e kishte ngulfatur edhe me jastëk mbi kokë.”Kjo është dëshmia më mizore e krimit”, thotë Elisabeth Strebel, zëdhënëse për media në prokurorinë kantonale.

Gruaja vdiq në vendin e ngjarjes. Shkaktar i vdekjes ishte një dështim kardiovaskular i ndihmuar edhe nga ngufatja, tha Strebel.

Motivi, sipas prokurorit kishte të bënte me një mosmarrëveshjeve martesore . “Ai ka kërcënuar disa herë gruan e tij për shkak të urrejtjes së madhe që kishte ndaj saj”, thotë Strebel.

Sipas policisë, kosovari kishte lënë pas të gjitha gjurmët në apartamentin e tij.

“Unë e pashë se si ai largohet me makinën e tij”, ka thënë një dëshmitar menjëherë pas krimit për gazetën “Aargauer Zeitung”, transmeton albinfo.

Autori i vrasjes si duket e dinte saktësisht se ku po shkonte. Ai u paraqit në policinë kantonale dhe dëshmoi se sapo kishte vrarë gruan e tij. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit