Një polic nga Gjeneva është dënuar nga një gjykatë e këtij qyteti për tejkalimin e shpejtësisë gjatë ngarjes së makinës në detyrë. Në orën 4 të pas mesnatës, ai kishte ngarë me 92 kilometra në orë në rrugët e qytetit, ku shpejtësia maksimale që lejohej ishte 50 kilometra në orë, shkruan srf.ch.
Me atë rast polici e kishte ndezur dritën e kaltër të alarmit por nuk e kishte aktivizuar sirenën, transmeton albinfo.ch. Në këtë mënyrë ai ka shkelur rëndë rregullat e trafikut dhe ka rrezikuar jetët e një numri të panjohur të njerëzve, konstatohet në vendimin gjyqësor.
Policit i është shqiptuar një dënim prej 120 orësh pune për komunitetin dhe një gjobë prej 1000 frangash. Avokati i tij ka paralajmëruar ankesë kundër vendimit në fjalë.