4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Zuckerberg tregon ku dëshiron t’i shpenzojë miliardat e tij

Më të lexuarat

Shefi i Facebookut, Mark Zuckerberg, i cili në sajtin e tij ka afër 2 miliardë përdorues e që është bërë njeriu i pestë më i pasur në botë, dëshiron të shpenzojë paratë e tij në reforma në arsim, strehim e drejtësi.

Arsimi është programi më i madh amerikan të cilin Mark dhe gruaja e tij Priscilla Chan dëshirojnë ta përmirësojnë, transmeton KD.

Ata në vitin 2015 kanë lansuar Chan Zuckerberg Initiative (CZI), e cila është një kompani private që do të përdoret për të kanalizuar 99% të aksioneve të çiftit në Facebook, në programe që ndërtojnë ose përmirësojnë shkollat.

Zuckerberg është më së shumti i interesuar që të financojë mësimin e personalizuar, një qasje që përdor teknologjinë për të ndihmuar fëmijët që të mësojnë me shpejtësi në mënyrën më të përshtatshme për ta.

Si dhe shkolla që punojnë me modelet për mësim më personal, të cilët ju ofrojnë fëmijëve laptopë e tabletë që të zgjedhin problemet vet, e mësuesit të ndërhyjnë vetëm nëse ka nevojë.

Përpjekjet tjera të tyre janë edhe për përmirësimin e strehimit si dhe në drejtësi. Ata kanë investuar edhe në një program i cili i ndihmon mësuesit që të gjejnë dhe paguajnë strehim të përballueshëm, si dhe të mbështesin masat për drejtësi dhe burgje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit