1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

“Zoti ynë, mos na bëj sprovë për popullin zullumqarë”

Më të lexuarat

Allahu xheleshanuhu na tregon për rastin e Musës  në suren Junus, ku Musa  i drejtohet popullit të vet:

“Musai tha: ‘O populli im, nëse besoni në Allahun, atëherë mbështetuni te Ai, nëse jeni muslimanë (d.m.th. i jeni nënshtruar vullnetit të Zotit). Ata thanë: ‘Allahut i mbështetemi! O Zoti ynë, mos na bëj sprovë për popullin zullumqarë dhe na shpëto, me mëshirën Tënde, nga populli mosbesimtarë!” (Junus, 84-86)

Ka një sërë interpretimesh lidhur me këtë lutje. Ibn el-Xhewzi përmblodhi mendime të ndryshme të përcjella nga Selefët lidhur me domethënien e kësaj lutjeje, duke thënë” “Ka tri mendime lidhur me thënien e Allahut xheleshanuhu ‘Mos na bëj sprovë …’

1. Mos na shkatërro me bela nga ana e Firaunit e as nëpërmjet një ndëshkimi që vjen nga Ti. Sepse populli i Firaunit thanë: ‘Sikur këta (Benu Israilët) të ishin në të vërtetën, as nuk do të vuanin e as nuk do të mbizotëronim mbi ta.’

2. Mos u jep atyre pushtet mbi ne në mënyrë që të na fusin në sprovë. Edhe mendimi i parë, edhe ky i dyti janë përcjellë nga Muxhahidi.

3. Mos u jep atyre pushtet mbi ne në mënyrë që ata të sprovohen për shkak tonin, duke menduar se ata janë në të vërtetën. Kjo qe thënë nga Ebul-Duhaa dhe nga Ebu Muxhlez.” (Zad el-Mesir, 4/54-55) Në librin e vet të njohur të Tefsirit, el-Hafidh Ismail ibn Kethir komentoi këto ajete si në vijim: “Allahu xheleshanuhu po na informon rreth Musës  dhe mënyrës sesi ai iu drejtua Benu Israilëve duke thënë:

‘Musai tha: ‘O populli im, nëse besoni në Allahun, atëherë mbështetuni te Ai, nëse jeni muslimanë.’ Kjo sepse Allahu u mjafton atyre që mbështeten tek Ai. ‘A nuk i mjafton Allahu robit të vet?’ (ez-Zumer, 3) ‘Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai.’ (et-Talaak, 3)

Allahu përmend shpesh së bashku adhurimin dhe mbështetjen në Të, si në thënien: ‘Adhuroni Atë dhe mbështetuni tek Ai.’ (Hud, 123)

‘Thuaj: ‘Ai është Mëshirëploti (er-Rrahmaan). Në Të besojmë dhe Atij i mbështetemi.’ (el-Haakkah, 29)

‘Ai është Zoti i lindjes dhe i perëndimit. S’ka të denjë për t’u adhuruar, përveç Tij, pra merreni Atë për Rregullues të çështjeve (Uekil).’ (elMuzemmil, 9)

Allahu , po ashtu, urdhëroi besimtarët të thonë fjalët në vijim në çdo namaz:

‘Vetëm Ty të adhurojmë, Vetëm nga Ti kërkojmë ndihmë.’ (el-Fatiha, 5) Benu Israilët zbatuan urdhrin e Musës , andaj thanë:

‘Allahut i mbështetemi. O Zoti ynë, mos na bëj sprovë për popullin zullumqarë.’ Domethënë, mos i bëj (armiqtë tanë) të ngadhënjejnë mbi ne dhe të kenë pushtet mbi ne, pas çka ata do të mendonin se erdhën në atë pozitë vetëm ngaqë kanë qenë në të vërtetën ndërsa realisht kanë qenë në të pavërtetën, duke u sprovuar kësisoj me këtë (zhvillim ngjarjesh). Ky interpretim u përcoll nga Ebu Milxhez dhe nga Ebul-Duhaa. Ibn ebi Nexhih dhe të tjerët përcollën se Muxhahidi e interpretoi këtë si në vijim:

‘Mos na ndëshko nëpërmjet Firaunit e as me ndonjë ndëshkim nga ana Jote. Sepse populli i firaunit thanë: ‘Sikur këta (Benu Israilët) të ishin në të vërtetën, as nuk do të vuanin e as nuk do të mbizotëronim mbi ta.’ Kështu, pra, ata u sprovuan për shkak të gjendjes sonë.’

Abdu-Rrezaak përcolli nga Ibn Ujejne, nga Ibn Nexhih se Muxhahidi recitoi ajetet dhe i shpjegoi si në vijim:

‘Mos u jep pushtet mbi ne, pas çka ata do të na fusnin në sprovë.’ ‘Dhe na shpëto, me mëshirën Tënde, nga populli mosbesimtarë!’

Domethënë, me mëshirën e mirësinë që ke ndaj nesh, na shpëto nga populli që nuk besojnë, pra nga ata që mohojnë të vërtetën dhe e mbulojnë, ndërsa ne besojmë bindshëm në Ty dhe mbështetemi tek Ti.” (Tefsir ibn Kethir, 4/289-290)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit