3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Zoran Zaev: Ja si Planifikoj ta Ndryshoj Maqedoninë

Më të lexuarat

Në shikim të parë pjesa administrative e qytetit të Shkupit i përngjan një vendi të trazuar pikniku.
 
Tash e disa ditë, qendra e kryeqytetit të Maqedonisë nuk është e mbipopulluar vetëm nga statujat e kiçit të heronjve dhe luanëve të derdhur në bronz, në këtë shtet që po lufton me veten për ta ribërë dhe mbitheksuar historinë.
 
Para qeverisë është ngritur një kamp protestuesish opozitarë që kanë vendosur tenda dhe po bëjnë fushimin aty në kërkim të dorëheqjes së qeverisë.
 
Aty maqedonasit, shqiptarët, turqit e komunitetet tjera “bashkëjetojnë” me simbolet e tyre mbi tenda dhe mbështjellë në kokë.
 
Jo më shumë se tre minuta ecje në këmbë nëpër qendër, vjen një tjetër fushim. Simpatizuesit e kryeministrit në krizë, Nikola Gruevski, kanë ngritur çadrat para ndërtesës së Kuvendit. Ata duan që Gruevski të qëndrojë.
 
Pak më larg nga këto zhvillime kundërthënëse, shefi i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) po i nxjerr bilancet e zhvillimeve të fundit tronditëse.
 
Disa incizime inkriminunese në të cilat janë të përfshirë Gruevski dhe njerëzit e rrethit të ngushtë të tij nuk i la t’i shpëtojnë nga dora. Ai shumë shpejt i shndërroi në ‘bomba’ të cilat tash e tre muaj po ia hedh sistematikisht kampit qeveritar.
 
“Përmes këtij procesi ne kemi mëtuar t’u dëshmojnë qytetarëve tanë dhe të gjithë botës se sa keq është sjellë Qeveria jonë gjatë gjithë këtyre viteve që lamë pas”, thotë ai.
 
Në stilin e një ekonomisti, ai nuk i përdori të gjitha përnjëherë, por u bë material i mirë për mediat çdo ditë dhe pret që t’i tërheqë njëjtë, në mos më shumë, edhe në ditët në vijim.
 
Zaev ka pranuar që të përgjigjet për emisionin “Jeta në Kosovë” rreth Maqedonisë së tij, vetëm pak ditë pasi protesta e thirrur nga ai kundër Nikola Gruevskit mblodhi në qendër të Shkupit dhjetëra- mijëra qytetarë në atë që mund të quhet protesta e parë e cila i bashkoi maqedonasit me shqiptarët në një front të përbashkët.
 
Për këtë qëllim ishte bërë gati edhe koreografia e protestës. Flamuri i Maqedonisë, më 17 maj, e toleronte edhe atë të shqiptarëve afër vetes, sikur edhe simbolet e komuniteteve tjera që jetojnë në Maqedoni.
 
I ulur në selinë e partisë së tij, Zaev tha se kjo ishte Maqedonia që ai dëshironte ta shihte çdo ditë.
 
“Në çerdhe, në shkolla fillore, shkolla të mesme, vajza ime mëson turqisht. Ajo do të mësojë edhe shqip. Ne jemi bashkë në këtë shoqëri, duhet të ketë përfshirje në administratë publike, drejtësi të drejtë për të gjithë në të ardhmen”, thotë Zaev duke shpalosur planin e tij për Maqedoninë.
 
Por për ta bërë këtë, duhen shumë pengesa për t’u kaluar.
 
Zaev po tenton të vijë në pushtetin e një shteti ku partitë janë të ndara në vija etnike.
 
Maqedonasit kanë partitë e veta, shqiptarët të tyret.
 
Rendi politik në këtë shtet e ka kërkuar që qeverinë çdoherë ta drejtojë një parti e maqedonasve me një të shqiptarëve.
 
Por Zaev thotë se do ta ndryshojë këtë traditë. Ai thotë se do të provojë që në rast se protesta e tij gjeneron zgjedhje të parakohshme në vend, në listat e LSDM-së për deputetë do të ketë edhe emra të komuniteteve tjera që jetojnë në Maqedoni.
 
“Ne premtojmë që do të punojmë dhe nëse nuk ka ndonjë parti të rëndësishme në shoqëri, ne do të ndryshojmë partinë tonë me lista të përziera nga të gjitha etnicitetet”, thotë ai.
 
Kur kjo të ndodhë, dhe LSDM të ketë edhe shqiptarë në radhët e veta, Zaev planifikon të shkojë më tej.
 
Përderisa ai krenohet me flamujt e kombeve të ndryshme që i kishte në protestë, duke përfshirë edhe atë të shqiptarëve – në sallën e gjerë ‘të kongreseve’ to partisë së tij e cila kishte qenë shtabi i Partisë Komuniste në të kaluarën – mungonte flamuri shqiptar.
 
Kur sfidohet lidhur me këtë, se a e ka flamurin shqiptar vetëm për rrugë apo edhe për institucione të veta, ai e ka përgjigjen gati pa iu tremb syri
 
“Flamuri shqiptar do të jetë këtu, kur anëtarët shqiptarë [të LDSM-së] të kërkojnë që flamuri të jetë këtu”, thotë ai.
 
Por, ai mendon që aleatët e tij shqiptarë mund të gjenden edhe në radhët e partive të tanishme shqiptare dhe është krenar që një gjeneratë e re e politikanëve shqiptarë, madje edhe deputetët e ri e progresiv të BDI-së së Ali Ahmetit si Ermira Mehmeti janë përkrahës të idesë tij dhe, sipas tij, janë duke e inkurajuar Ahmetin që ta lëshojë koalicionin e qeverisës me Gruevskin.
 
Protesta e 17 Majit që e bëri Zaev dhe të cilës iu bashkuan shumë organizata të shoqërisë civile, profesorë e studentë, erdhi vetëm një javë pasi forcat policore të Maqedonisë sulmuan një grup të armatosur në një lagje të banueshme të Kumanovës, incident në të cilin u vranë tetë policë e 10 persona të armatosur ndërsa mbi 20 u arrestuan.
 
Dy ditë pasi aksioni policor përfundoi, Zaev shkoi për t’i parë shkatërrimet që solli përleshja e armatosur dhe për t’i dëgjuar rrëfimet e njerëzve.
 
“Kemi folur me të lënduarit e Kumanovës dhe ata konfirmuan që disa luftëtarë kishin të kaluar kriminale, ndërsa të tjerët ishin thjesht të frustruar që nuk po merrej asnjë hap drejt zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit”, thotë ai.
 
Përderisa raportimet e Jetës në Kosovë tregojnë se disa prej atyre që u përfshinë në luftime në Kumanovë kishin të kaluar kriminale, disa të tjerë iu bashkëngjitën luftimeve për shkak të frustrimit që nuk po merrej asnjë hap drejt zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.
 
Sipas kryeopozitarit maqedonas, qeveria e tanishme dhe qeveritë tjera nuk kanë bërë shumë në implementimin e kësaj marrëveshjeje e cila në vitin 2001 i dha fund një konflikti të armatosur disamujor ndërmjet forcave shtetërore dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).
 
“Opinioni im është që (Maqedonia) nuk duhet të jetë “një vend – dy shoqëri” por “një vend – një shoqëri“, shprehet ai.
 
“Ne nuk duhet t’i realizojmë të drejtat e barabarta të shqiptarëve vetëm për shkak të marrëveshjes së Ohrit si obligim, por qytetarët e Maqedonisë duhet të kenë të drejta të barabarta për gjuhë e punësim e krejt tjerat si garancë pse janë qytetarë – pa marrë parasysh a ka marrëveshje a jo”, shton ai.
 
Historia e partisë së Zaevit, SDSM, nuk është shumë e ndritur sa i përket tolerancës etnike në të kaluarën. Kur sfidohet lidhur me këtë ai e pranon se duhet shumë kohë që t’i bëjë njerëzit që t’i besojnë projektit të tij.
 
Megjithatë, për ta bërë projektin e tij të besueshëm ndoshta do t’i kërkohen prova të tjera.
 
Një ndër to është edhe e vërteta rreth Rastit “Monstra” e cila thuhet se fshihet në një nga incizimet që pritet të publikohen.
 
Kjo është një “bombë” të cilën opinioni shqiptar në Maqedoni po e pret me padurim, dhe ku gjendet incizimi i bisedave telefonike të qeveritarëve rreth këtij rasti në të cilin disa shqiptarë morën dënime të ashpra pasi drejtësia e Shkupit gjeti se janë të përfshirë në vrasjen e pesë të rinjve maqedonas në liqenin artificial Smilkovc afër Shkupit më 12 prill 2012.
 
Rasti solli tensione të hatashme ndër-etnike mes shqiptarëve dhe maqedonëve ngase shqiptarët u portretizuan si terroristë e fundamentalistë në një vrasje ku procesi i gjykimit u bë me shumë dyshime për mënyrën se si u zhvillua dhe mënyrën si u manipuluan faktet.
 
“Edhe familjarët e djemëve maqedonas që u vranë po e kërkojnë të vërtetën për këtë rast sespe nuk i besuan procesit gjyqësor, jo vetëm shqitparët, por duhet të kemi kujdes sepse ky rast është shumë çështje e ndjeshme” thotë Zaev.
 
Publikimi i saj ka kohë që është paralajmëruar, por Zaev thotë se do të jetë i kujdesshëm për ta zgjedhur momentin e duhur për t’ia dhënë opinionit këtë incizim.
 
“Ndoshta duhet të presim deri në fund të këtij muaji. Nuk do të shkojë shumë kohë derisa të dalë kjo”, shprehet Zoran Zaev.
 
Të dhënat e përgjimeve lidhur me rastin Monstra janë duke u pritur me kurreshtje nga opinioni i gjërë për shkak se policia e Maqedonisë ka histori të inskenimit të vrasjeve me qëllim të paraqitjes së vet si ‘lojtar’ i ‘luftës kundër islamistëve fundamentalë’.
 
Rasti më i njohur është akcioni i policisë speciale të Maqedonisë në mars 2002  që kanë pretenduar se e i vranë 7 pakistanezë në vendin e quajtur ‘Rastanski Lozja’ në mal, me pretendiin që kanë eliminuar një grup terrorist që kinse ka planifikuar ta sulmojë ambasadën amerikane në Maqedoni.
 
Pas dy viteve, policia e maqedonise zbuloi vetë që shtatë pakistanezët ishin në fakt emigrantë të cilët, nën organizimin e figurave të larta në policinë maqedonase u dërguan 5 kilometra në veri-lindje të Shkupit dhe u vranë në mënyrë të inskenuar për t’i impresionuar amerikanët.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit