3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Zonat më të rrezikshme të shtëpisë për dëmtimin e iPhone-ve

Më të lexuarat

Nëse ju ka rënë ndonjëherë iPhone në tualet, nëse keni thyer ekranin pasi telefoni është rrëzuar nga tavolina apo e keni harruar në xhepin e pantallonave ndërkohë që ato laheshin në lavatriçe, atëhere jeni pjesë e 51% të njerëzve që kanë dëmtuar aksidentalisht iPhone-n e tyre në shtëpi.
Aksidentet më të shpeshta me iPhone ndodhin në kuzhinë, dhomën e ndjenjës, banjë dhe në dhomën e gjumit, sipas sondazhit mbi zonat e rrezikshme realizuar nga SquareTrade.
Statistika të tjera raportojnë se amerikanët kanë shpenzuar mbi 5.9 miliardë $ në rregullimin e dëmeve të iPhone-ve të tyre, që prej debutimit të pajisjes në vitin 2007. Sipas sondazhit të SquareTrade, 30% e iPhone-ve janë dëmtuar. Gjithahstu kjo shifër është 10 herë më e lartë se vjedhja apo humbja e tyre.
Më poshtë ju paraqesim rezultatet e sondazhit:

  • 51% e aksidenteve me iPhone ndodhin në shtëpi
  • 5 zonat më të rrezikshme në shtëpi për iPhone-n tuaj janë: 21% kuzhina, 8% dhoma e gjumit, 10% garazhi, 18% dhoma e ndenjes dhe 16% banja.
  • 5% e njerëzve që kanë një iPhone e kanë futur atë pa dashje në lavatriçe.
  • 9% prej tyre u ka rënë iPhone në tualet.
  • 6% e tyre e kanë harruar mbi makinë gjatë kohës që po i jepnin asaj.
  • 69% e aksidenteve të iPhone janë shkaktuar nga vetë pronari i tij.

Lëngjet më të shpeshta që janë derdhur mbi iPhone: 43% uji, 19% soda, 12% birra, 12% kafja ose çaji. /CIO

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit