1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zona e trurit që kontrollon lëvizjet

Më të lexuarat

”Jo, Jo! Nëse ai nuk ndalon, Ne do ta kapim prej ballukeve. Balluke gënjeshtare dhe mëkatare.”
(El Alek 15-16)

 

Fraza ”balluke gënjeshtare dhe mëkatare” në ajetin e mësipërm është mjaft interesante. Përse i quan Kurani flokët e pjesës së përparme të kokës gënjeshtare dhe mëkatare? A nuk është vetë njeriu gënjeshtar dhe mëkatar? Cila është lidhja që ekziston midis gënjeshtrës e mëkatit nga njëra anë dhe ballukeve (apo flokëve të pjesës së përparme të kokës) nga ana tjetër? Kërkimet e kryera kohët e fundit zbuluan se fusha ballore, e cila është përgjegjëse për drejtimin e të gjitha funksioneve specifike të trurit, ndodhet
në pjesën e përparme të kafkës. Vetëm në 60 vitet e fundit, shkencëtarët e zbuluan funksionin e kësaj zone, gjë të cilën Kurani e ka përmendur që 1400 vjet më parë. Nëse shohim brenda kafkës në pjesën e përparme të kokës, ne do të gjejmë fushën ballore të trurit. Në një libër me titull Bazat e Anatomisë dhe Psikologjisë, në të cilin përfshihen kërkimet më të fundit mbi efektet e kësaj fushe në tru, thuhet: Motivimi dhe parashikimi për të planifikuar dhe për të filluar lëvizjet ndodh në pjesën e përparme të lobit ballor, pikërisht në fushën ballore. Kjo është një zonë ku ndodh procesi informues… Libri gjithashtu thotë: Në lidhje me përfshirjen e saj në motivim, fusha ballore mendohet të jetë gjithashtu qendra funksionale e agresionit… Kështu, kjo zonë e trurit është përgjegjëse për planifikimin, motivimin dhe kryerjen e punëve të mira e të këqija, ashtu siç është përgjegjëse për thënien e gënjeshtrave dhe të vërtetave. Është më se e qartë se shpallja”balluke gënjeshtare dhe mëkatare” përputhet tërësisht me shpjegimin e mësipërm. Ky fakt, të cilin shkencëtarët e zbuluan në 60 vitet e fundit, është shpallur nga Zoti në Kuran shumë shekuj më parë.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit