Ethet hemorragjike Crimean-Kongo – të zakonshme në Afrikë, Azi dhe Ballkan – ka filluar të shfaqet në zona të reja të Evropës jugore.
Sëmundja virale e quajtur “ethe hemorragjike Krimean-Kongo” – e zakonshme në Afrikë, Azi dhe Ballkan – ka filluar të shfaqet në zona të reja të Evropës jugore.
Tani, një ekip i studiuesve suedeze beson se ka zbuluar se insekte parazitë (në formë morrash a pleshtash) që përhapin këtë virus ngjiten mbas shpendëve shtegtarë.
Ky lloj i etheve hemorragjike fillon me simptoma të ngjashëm me të gripit, por sëmundja mund të zhvillohet në gjendje vdekjeprurëse. Insektet e përhapin virusin mes gjitarëve të vegjël dhe kafshëve. Njerëzit mund të infektohen nga pickimi ose kontakti i ngushtë me kafshët bartëse të insekteve të tilla.
Një ekip i kryesuar nga shkencëtarë nga Universiteti Uppsala, Suedi, kapi dhe studjoi më shumë se 14 mijë zogj gjatë shtegtimit të tyre të pranverës nga Afrika për në Evropë.
Shkencëtarët mblodhën 747 insekte nga 30 zogj të ndryshëm. Njëri prej këtyre zogjve ‘the woodchat shrike” ishte bartës i insekteve të infektuara. Ky lloj zogu dimëron në Afrikën jugore dhe shtegton për stinë të ngrohtë në Evropën qëndore ku ngre fole dhe shumohet.
Kjo është hera e parë që insektet e infektuara me virusin e etheve hemorragjike janë gjetur në zogj shtegtarë.
Sipas njërit prej autorëve të studimit, dr.Erik Salaneck, ky zbulim sjell shpjegim të ri se si ethet hemoragjike dhe sëmundje të tjera virusale mund të përhapen nëpërmjet insekteve në rajone të tjera./voa