2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Zjarri në Rusi, 64 të vdekur, shumica prej viktimave fëmijë

Më të lexuarat

Rritet bilanci i viktimave si pasojë e zjarrit në qendrën tregtare në qytetit siberian, Kemerovo. Sipas mediave të huaja deri më tani janë të paktën 64 viktima, por pritet që numri i tyre të rritet.

Raportohet se shumica prej viktimave mendohet se janë fëmijë, ndërsa 10 persona të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Zjarri nisi në katin e sipërm të kompleksit “Winter Cherry”, ndërkohë që shumë prej viktimave ishin në kinema.

Ende nuk dihet asgjë mbi shkaqet e zjarrit. Pamjet televizive treguan disa njerëz që hidheshin nga dritaret e qendrës tregtare, e cila ishte pushtuar nga tymi.

Sipas informacioneve të para dyshohet se çatia u shemb mbi dy kinema. Autoritetet vijojnë hetimet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit