11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Zjarri në fabrikën e mbetjeve, ja pistat që po heton prokuroria

Më të lexuarat

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për zjarrin e rënë në kompaninë e riciklimit në Kashar.

Deri në këto momente po hetohet në tre pista: zjarrvënie e qëllimshme, zjarrvënie aksidentale ose i shkaktuar nga luhatja e tensionit.

Prokuroria ka administruar dëshminë e rojes së godinës e cila u përfshi nga flakët paraditen e së dielës, 21 dhjetor.

Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar zjarrfikësve të kryejnë aktekspertimin për shkaqet e zjarrit. Nga grupi hetimor, gjatë flakeve dyshohet se është djegur dhe dvr-ja e regjistrimit të kamerave të sigurisë pasi ende nuk eshte gjetur.

Ndërsa roja e objektit ka thënë në dëshminë e tij se, “Para se të shihja tymin në mes të kapanonit pati tre herë luhatje tensioni dhe ikje e ardhje të energjisë. Në orën 09:52 minuta të mëngjesit të së dielës, pak orë oasi kisha marrë turnin pashë tym dhe zjarri u përhap menjëherë. Njoftova sallën operative dhe zjarrfikësen por flakët u përhapën shpejt”./syri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit