Në Maqedoni janë të regjistruara disa zjarre masive, që akoma nuk janë shuar nga ekspeditat e zjarrfikësve, informon agjencia e lajmeve INA.
Zjarret në zonën periferike të Strumicës tashmë kanë hyrë në ditën e shtatë dhe se akoma vijojnë ekipet për shuarjen e tij. Në këtë operacion janë përfshirë edhe avion special, mirëpo flakët po vazhdojnë të dëmtojnë malet e kësaj zone. Zjarri shpërtheu dje në lokalitetin “Dy rrugët” në periferi të këtij qyteti, dhe akoma nuk po lokalizohet.
Mbrëmë ka shpërthyer një zjarrë edhe në rajonin e Prespës ku gjithashtu janë kyçur ekipe zjarrfikësish dhe banorët e këtyre vendbanime periferike për të lokalizuar zjarrin.
Po ashtu një zjarr masiv mbrëmë është regjistruar në fshatin Tapesh i Poshtëm në Strugë, ku janë djegur 25 hektarë hapësirë toke.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim theksoi sot se po ndjek situatën në terren dhe është aktivizuar në shuarjen e zjarreve. Kjo drejtori apelon që qytetarët të kenë kujdes në këtë periudhë dhe të evitojnë zjarrin në zonat e ndjeshme që mund të përfshihen lehtësisht nga flakët. (INA)/kohaislame