3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Zjarret në Kaliforni, evakuohen mbi 21 mijë vetë. Zjarrvënësi del para gjyqit

Më të lexuarat

Më shumë se 21 mijë njerëz janë evakuuar nga shtegu i një zjarri të tmerrshëm që po shkrumbon me shpejtësi të llahtarshme rajone në jug të Kalifornisë.

Urdhra evakuimi të detyrueshëm janë lëshuar ndërkohë që zjarret e pagëzuara me termin “zjarri i shenjtë” po kërcënon gjithnjë e më shumë shtëpi përreth liqenit Elsinore, në kantonin Orange.

Zjarri, njëri prej disave në mbarë shtetin, ka shkatërruar më shumë se 7.7 hektarë pyje në veri të San Diegos. Ndërkohë, një person i dyshuar si zjarrvënësi ka dalë përpara gjykatës, mbi të cilin rëndon akuza e zjarrvënies së qëllimshme.

Forrest Clark u shfaq tejet i tensionuar gjatë seancës dëgjimore, e shpesh herë refuzoi të shfaqte fytyrën e tij, sipas asaj që raportojnë mediet lokale.

Çështja ndaj tij është shtyrë për më 17 gusht, ndërkohë që lirimi me kusht përkundrejt pagesës u caktua në një milion dollarë, një shumë që i akuzuari Clark e konsideroi si “të përballueshme, qysh tani” gjatë seancës.

Clark u arrestua të martën jashtë kabinës së tij, pas një grindjeje me oficerë të policisë. Autoritetet vendase thonë se ai kishte ndezur qëllimisht zjarrin të hënën, pas një grindjeje prej plot një dekade me fqinjët e tij. Madje, ai u ka dërguar edhe një komunikatë elektronike shefit vullnetar të zjarrfikësve lokalë, duke kërcënuar se “vendi do të digjej”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit