3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Zjarret në Australi, në dy shtete shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Më të lexuarat

Në shtetin australian të Uelsit të Ri Jugor (NSW) dhe Queensland është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pasi në zjarret në këto rajone u dogjën 21 shtëpi.

Shërbimet zjarrfikëse të dy shteteve konfirmuan se dje zjarret shpërthyen në së paku 100 lokacione, prej të cilave në 51 ende zgjasin. Në zjarret janë djegur së paku 21 objekte, ndërsa janë evakuar një mijë persona.

Në dy shtete australiane është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa banorët në rajonet ku gjatë shtatë ditëve të ardhshme nuk priten reshje shiu janë paralajmëruar për mundësinë e shpërthimit të zjarreve të reja.

Më pas theksohet se në terren janë angazhuar qindra zjarrfikës të cilët tentojnë të vënë nën kontroll zjarret./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit