0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Zjarre në periferi të Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës

Më të lexuarat

Në Maqedoni vazhdojnë zjarret aktive në rajonin e Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës.

Një zjarr i furishëm ka shpërthyer mbrëmë në komunën Gjorçe Petrov në Shkup, duke përfshirë edhe fshatin Nigishtan si dhe fshatrat e rrethinës së komunës së Sarajit si Kopanicë dhe Bojanë.

Zjarret aktive janë edhe në fshatin Radushë, Rashçe dhe Lubin të komunës së Sarajit, ku po digjet një pjesë e malit.

Zjarret aktive janë gjithashtu edhe në rajonin e Tetovës në fshatrat Gurgurnicë, Kopancë, etj. Deri tani janë lokalizuar zjarret në fshatrat Cellopek dhe Sedllarevë në komunën e Bërvenicës së Pollogut.

Në komunën e Likovës janë regjistruar zjarre në lokacionin Presnicë në afërsi të fshatit Gllazhnje. Kjo zonë është përfshirë nga flakët dhe është vështirësuar intervenimi në terren. Deri tani bëhet e ditur për djegien e 4 hektarëve mal.

Zjarri është vënë nën kontroll dhe është lokalizuar edhe në fshatin Tanushë, ku ishin përfshirë mali dhe bari i thatë, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqe të madhe. (INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit