4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Zjarr në bjeshkët e Deçanit

Më të lexuarat

Një zjarr që ka rënë në pyjet e bjeshkëve të Deçanit, rrezikon që të përhapet dhe të shndërrojë në gjendje emergjente, ka thënë drejtori i BPZHR-së në këtë komunë Nasim Haradinaj. Sipas tij, edhe pse për momentin situata është nën kontroll, nëse vazhdon kjo gjendje me temperatura të larta, gjendja mund të keqësohet dhe zjarri të dalë jashtë kontrolli.

“Fatmirësisht zjarri është duke u zhvilluar në një lokacion ku nuk ka pyll të dendur, dhe kryesisht aty këtu pos ndonjë lisi zjarri është duke u përhapur përmes barit të thatë, dhe drunjve të vjetër e të tharë”, ka thënë drejtori Haradinaj.

Sipas tij, vendi i përfshirë nga zjarri është jashtëzakonisht i pa përshtatshëm për intervenim pasi që ka një pjerrësirë të madhe dhe një pjesë kryesisht shkëmbore.

Admir Hasanaj, drejtor Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, ka thënë se për katër ditë rresht edhe sa është zjarri aktiv janë në aksion.

Sipas tij, terreni jashtëzakonisht i vështirë ka bërë që intervenimet në këtë drejtim të jenë shumë të vështira.

“Po ne vazhdimisht jemi në terren dhe kohë pas kohe dërgojmë edhe masa shtesë për intervenim, mirëpo terreni shumë i thyeshëm na krijon probleme të jashtëzakonshme që vende vende nuk kemi se çka të bëjmë”, ka thënë ai, raporton Koha.net.

Hasanaj ka thënë se gjendja për momentin nuk është alarmante dhe se është nën kontroll. Ai ka thënë që deri më tani të mos kenë pasur ndonjë zjarr të natyrave të tilla për intervenim dhe se situata sa i përket zjarreve për momentin është shumë e mirë në Komunën e Deçanit.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit