-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Zhvilluesi teknologjik: shpëtova nga kurthi i alkoolit dhe drogës, por jo nga varësia e smartfonit

Më të lexuarat

Një zhvillues teknologjik ka thënë se shumë më lehtë mund të kontrollohet varësia ndaj drogës dhe alkoolit, se sa varësia ndaj smartfonit.

Justin McLeod, themeluesi i aplikacionit Hinge, foli për varësinë ndaj teknologjisë në Samitin e Webit në Lisbonë ndërsa tha se komplikimet nga varësia mund të devijojnë edhe në probleme psikiatrike.

McLeof tha se “truri juaj e di vërtet ndryshimin ndërmjet ekranit dhe natyrës, dhe ai do të marrë të njëjtat goditje neurokimike, si ato të alkoolit apo kokainës”.

“Është thjesht shumë joshëse, dua të them, si një ish-alkolik dhe i varur nga droga. Unë mund të kontrolloj veten sa i përket alkoolit dhe drogës, por nuk mund ta kontrolloj veten përballë smartfonit.

Por debatues të tjerë në panel u shprehën më skeptik, duke thënë se varësia nga interneti është një gjendje e rreme e aktruar nga adoleshentët që refuzojnë të heqin nga duart telefonat e mençur.

Gjithnjë e më shumë po shtohen zëra se duhet pasur një qasje më të shëndetshme me teknologjinë, dhe shqetësimet më të mëdha janë për fëmijët dhe adoleshentët. Raportet e statistikave në shtetet perëndimore thonë se fëmijët kontaktojnë me ekranin e celularit nga mosha 1 vjeç e sipër, duke shkaktuar varësi nga videot që u transmetohen fëmijëve.

Ndonëse në dukje edukative, ekspertët ngrenë alarmin për nevojën më shumë kontakteve shoqërore dhe fizike, sidomos me fëmijët dhe të miturit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit