Edhe pse janë shumë të rralla dhe të kushtueshme, ekzistojnë syze me kamera të integruar dhe aftësi shfaqëse në lente, por lente kontakti që shfaqin tekst?
Lentet e kontaktit kanë përvetësuar aftësinë për t’u sjellë si ekrane elektronike, qëi lejon ato të kenë sjellje të dyfishtë edhe si syze dielli. Kjo gjë u arrit nga kërkuesit shkencorë të Qendrës Teknologjike të Mikrosistemeve në Universitetin Gent në Belgjikë.
Ato përdorën në vend të xhamit normal, një ekran kristalor të harkuar e të lëngshëm. LCD-ja mund të shfaqë tekst të marrë nëpërmjet një lidhjeje wireless.
Aktualisht, funksionimi është i limituar në një karakter të vetëm, duke qenë se kurba LCD ka një rezolucion prej 1 piksel. Natyrisht, densiteti i pikselave do të rritet pas çdo kërkimi dhe zhvillimi historik.
“Kjo nuk është fanta-shkencë”,- tha drejtuesja e projektit kërkimor Jelle De Smet.
“Kjo nuk do të zëvendësojë ekranet e kinemave për filma, por për aplikacione specifike mund të jetë interesante shfaqja e imazheve drejt e në sytë tanë si të udhëzimeve rrugore apo projektimit të mesazheve tekst nga smartfonët që ne përdorim.”
Mbushen 20 vjet që nga dërgimi i SMS-së së parë
Përveç këtyre, përdorimi i lenteve LCD ka përfitime shtesë, si për shembull aftësinë për të errësuar të gjithë ekranin në varësi të dritës, gjë që i lejon ato të sillen dhe si syze dielli. Aplikacionet shtrihen përtej komoditetit.
Duke qenë se drita e transmetuar në retinë mund të kontrollohet, krijohet mundësia për trajtimin e syve të dëmtuar.
Deri në 2045 kompjuterët mund të jenë më të mençur sesa njerëzit
Një tjetër opsion është ndryshimi i ngjyrës së syve, ndërkohë që deri tani ndryshimi i ngjyrës së irisit ka ndodhur vetëm me vendosjen e lenteve me ngjyrë.
Avantazhi kryesor i lenteve përkundrejt përpjekjeve të mëparshme është që aftësia për të shfaqur informacion qëndron jo vetëm në një pjesë të lentes, por në të gjithë sipërfaqen e saj. (PCWorld Albanian)/kohaislame