-2.1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Zhvillimi ekonomik i Turqisë, ka bërë që anëtarësimi në BE të mos jet prioritet i popullit turk

Më të lexuarat

Një studim i fundit rreth mbështetjes popullore në Turqi për anëtarësimin në BE, u zbulua se ambiciet e turqve në këtë drejtim kanë filluar të ftohen vit pas viti, sidomos pas zhvillimit ekonomik të vendit, me në krye partinë për Drejtësi dhe Zhvillim.

Studimi në fjalë u krye nga Tavak, vakëfi i studimeve shkencore dhe arsimore evro-turke. Kryetari i këtij vakëfi, profesori Faruk Shun, shprehet se zhvillimi ekonomik që ka përjetuar Turqia përgjatë dekadës së shkuar, ka luajtur një rol të rëndësishëm në ftohjen e popullit turk ndaj procesit të anëtarësimit në BE.
Kundërshtimi i disa krerëve evropianë, me në krye kancelarin Merkel, për anëtarësimin me të drejta të plota në BE, ka ndikuar negativisht në dëshirën e turqve për anëtarësim. Një faktor tjetër që ka ndikuar në këtë drejtim, është dhe përhapja e islamofobisë, racizmit dhe urrejtjes ndaj turqve në kontinentin plak.
Sipas Shun, BE tashmë nuk është alternativa e vetme e popullit turk, pasi vendi tashmë ka filluar të shohë me optimizëm edhe aleancat e tjera si Pesçja e Shangait etj… /aonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit