1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zhduket një i ri shqiptar në Veri

Më të lexuarat

Një 15 vjeçar është zhdukur në veri nga dita djeshme dhe deri më tash nuk dihet për fatin e tij, raporton Veriu.info.
 
 
Rastin e ka konfirmuar edhe Besim Hoti, zëvendëskomandant i policisë në veri, i cili ka treguar se për momentin janë duke u intervistuar tre shokë të tij të cilët në momentin kritik kanë qenë me tashmë të zhdukurin Sead Alushi nga Mitrovica e veriut.
 “Një person është i zhdukur, ndërsa policia është duke intervistuar tre shok të tij të cilët e kanë raportuar rastin sot. Pra, rasti është raportuar me vonesë, pasi që ai dyshohet se ai është zhdukur dje”, ka treguar Hoti për Veriu.info.
 Zëvendëskomandant Hoti ka bërë të ditur se i zhdukuri në momentin e fundit është parë nga shokët e tij, derisa kanë qenë duke e kaluar lumin Ibër, i cili ka ujëra të rrëmbyeshme për momentin.
 “Shokët e të zhdukurit kanë treguar se për herë të fundit e kanë parë, në momentin kur kanë qenë duke kaluar nëpër ujërat e lumit Ibër dhe rrjedhimisht dyshimet për momentin janë se ai mund të jetë rrëmbyer nga ujërat e lumit Ibër. Ne jemi duke e kontrolluar lumin Ibër prej Mitrovicës e deri në Zveçan për ta kërkuar të zhdukurin”, ka thënë Hoti.
 Ai e ka hedhur poshtë dyshimin se zhdukja e tij mund të jetë e lidhur me incidentet e fundit në veri. “Kjo zhdukje s’ka të bëjë asgjë me incidentet e djeshme, pasi që fëmijët tregojnë se kanë qenë duke kërkuar disa qen”, theksoi Hoti.
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit