3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

ZHDUKET NJË GAZETAR FRANCEZ NË KOLUMBI

Më të lexuarat

Zyrtarët ushtarakë në Kolumbi thanë se një gazetar francez është zhdukur, pas një sulmi të kryengritësve majtistë gjatë një misioni për shkatërrimin e laboratorëve të kokainës.

Zyrtarët thanë se tre ushtarë kolumbianë dhe një zyrtar policor po ashtu janë vrarë në luftimet e së shtunës. Gazetari francez është identifikuar si Romeo Langlua dhe thuhet se ka punuar për gazetën parisiene “Le Figaro” dhe televizionin France 24.

Ministria e Mbrojtjes e Kolumbisë tha se gazetari po shoqëronte trupat në një mision kundër narkotikëve në shtetin jugor të Kaketës, kur kanë shpërthyer përleshjet me luftëtarët e dyshuar të Forcave Revolucionare të Armatosura të Kolumbisë, apo FARC.

FARC lufton me qeverinë kolumbiane që nga viti 1964 dhe për financimin e vet mbështetet kryesisht në tregtinë ilegale të kokainës./expres/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit