Zëdhënësi i bazës Eglin, Andy Bourland, ka thënë se helikopteri është zhdukur të martën, në orën 20:30.
Shtatë marinsa dhe katër ushtarë janë zhdukur pasi një helikopter ushtarak amerikan është rrëzuar gjatë ushtrimeve të natës në bazën e forcave ajrore Eglin në Florida, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i bazës Eglin, Andy Bourland, ka thënë se helikopteri është zhdukur të martën, në orën 20:30. Ekipet e shpëtimit të mërkurën rreth orës dy të mëngjesit, kanë gjetur mbetjet e helikopterit.
Helikopteri u rrëzua gjatë një trajnimi rutinor në plazhin ndërmjet Pensacola dhe Destin.
Plazhi është në pronësi të ushtrisë dhe të përdoret për testimin e misioneve./AA