Qeveria e re në Pekin do të përqendrohet në modernizmin e Kinës para se kjo e fundit të luajë një rol më të madh në skenën ndërkombëtare, theksoi të shtunën një zyrtar i lartë kinez.
“Mendoj se drejtuesit e rinj të qeverisë dhe Partia Komuniste kanë nënvizuar se prioritet për Kinën do të jetë vazhdimi i modernizimit”, deklaro zëvendësdrejtori i Planifikimit në Kinë, Zhang Xiaoqiang para Forumit të 43-të Ekonomik Botëror, në Davos të Zvicrës.
”Është e pamjaftueshme”, theksoi ish-kryeministri britanik, Gordon Brown, sot i dërguar special i OKB-së për arsimin, i cili mendon se është koha për Kinën të marrë vendin e saj në një moment kur ajo po bëhet fuqia e parë ekonomike botërore.
“Kina ka bërë shumë përpjekje përballë sfidave të shumta ndërkombëtare, si menaxhimi i krizës financiare ndërkombëtare apo siguria ushqimore”, theksoi Zhang.