0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Zgjohet edhe PDSH-ja, “Monstra” duket si konstrukcion politik

Më të lexuarat

Zgjohet edhe partia e Menduh Thaçit. Sipas kësaj partie, mënyra se si Ministria për punë të brendshme e publikon dhe prezanton elementet dhe shkaqet e akcionit policor “Monstra” i ngjan një konstrukcioni politik, akuzoi sot Partia demokratike shqiptare
“Është e palejueshme me këtë rast ordiner të bëhet politikë arkaike, e cila nxit konflikte religjioze dhe etnike”, tha deputeti i kësaj partie Orhan Ibrahimi.

Ai shtoi se partia shqiptare në pozitë Bashkimi demokratik për integrim dhe mediat që kjo parti i ka nën kontrollë, paraprakisht i gjykuan dhe i shpallën si fajtor shqiptarët e burgosur. Por, prap se prapë ai apeloi te të gjithë shqiptarët që të mbesin të kujdesur dhe gjakftohtë. Sipas tij, Maqedonisë nuk i është e nevojshme asnjë llojë konstrukcioni, në veçanti siç potencoi ai, para samitit të NATOs në Çikago./albtime

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit