Said Xhalili në vazhdën e turit të tij rajonal, sot është takuar me kryeministrin irakian Nuri Maleki.
Sekretari i këshillit suprem të sigurisë kombëtare në këtë takim tha se rrjedha e zgjimit islamik ka krijuar mundësi të reja për vendet myslimane të cilat duke bashkangjitur kapacitetet dhe forcat e tyre të vetmojnë regjimin sionist dhe Amerikën. Situata aktuale në rajon dhe në botë ka ndryshuar strukturën tradicionale të fuqive dhe shpresojmë se në takimin e ardhshëm të grupit Nam, do të ndihmohet në forcimin e pozitës së vendeve të pavarura në botë, tha ndër të tjera z. Xhalili.