-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Zgjidhja më e madhe

Më të lexuarat

Ibën Abasi, radijallahu anhuma, përshkroi Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, si njeriun më bujar, i cili ishte edhe më bujar në Ramazan. Në këtë muaj ishte edhe më bujar se era që bën pllenimin e luleve. Pyetja veten a ka diçka në botë që mund të jetë themel për zgjidhjen e të gjitha problemeve Përgjigja ishte po! Kjo dynja është ndërtuar mbi koprracinë, e koprracia është themeli i shumë problemeve, kurse zgjidhja e tyre qëndron në bujari. Ji bujar në buzëqeshjet tuaja ndaj atij që e takon. Ji bujar në faljen e atij që të ka bërë keq. Ji bujar në pasurinë tënde duke ia dhënë nevojtarit. Ji bujar me idetë e tuaja dhe përhapi ato ndër njerëz. Ji bujar në solidaritetin dhe inkurajimin e rinisë. Ji bujar në ofrimin e këshillave dhe shërbimeve atyre që kanë nevojë për to. Ji bir i kësaj feje dhe ndjekës i zotërisë së pejgamberëve, jep shumë, shumë, mjaftohu me pak dhe prej askujt pos Zotit Bujar mos prit shpërblim e pagesë, do të shohësh se të është hapur një kapitull i ri në jetën tënde dhe ti do të jesh fituesi më i madh në këtë veprim.

Dr.AbdulKerim Bekar

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit