0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Zgjedhjet presidenciale, Pendarovski dhe Siljanovska-Davkova do të garojnë në rrethin e dytë

Më të lexuarat

Sipas rezultateve preliminare të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut apo nga gjithsej 99,49 për qind e fletvotimeve të përpunuara, kandidatët Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska-Davkova do të garojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve, që do të mbahen më 5 maj.

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, mbyllen qendrat e votimit
Pendarovski: Në rrethin e parë kryeson koncepti “bashkë”
VMRO-DPMNE dhe koalicioni: I fituam, por nuk i mposhtëm tërësisht
Reka: Kundërkandidatëve u dëshiroj garë të suksesshme në rrethin e dytë
Pendarovski, kandidati i mbështetur nga koalicioni qeveritar i kryesuar nga Lidhja Socialdemokratike e Maqedonisë (LSDM), udhëheq ngushtë me 42,82 për qind (321.98) të votave ndaj Siljanovska-Davkova, kandidates së mbështetur nga opozita maqedonase VMRO-DPMNE, me 42,25 për qind (317.779) të votave.

Ndërkohë, Blerim Reka, i mbështetur nga partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, i cili arriti të grumbulloj 10,58 për qind (79.582) të votave, nuk do të ketë të drejt të garoj në rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Jehona e votuesve, sipas KSHZ-së, në zgjedhjet e sotme presidenciale ishte 41,78 për qind apo 751.984 qytetarë shfrytëzuan të drejtën nga gjithsej 1.808.131 votues të regjistruar në listën zgjedhore.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve është caktuar pas dy javësh, më 5 maj.

Nga pavarësia e shtetit, këto janë zgjedhjet e gjashta presidenciale.

Njëkohësisht, përveç rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale, qytetarët e Ohrit, Dibrës dhe Novo Sellës kishin mundësinë të shfrytëzojnë të drejtën e votës për të zgjedhur kryetarët e komunave./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit