1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, mbyllen qendrat e votimit

Më të lexuarat

Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ndërsa pas dorëzimit të materialeve zgjedhore nga komisionet komunale fillon edhe numërimi i votave.

Të drejtë vote kishin 1.808.131 qytetarë, prej të cilëve sot mund të votonin 1.726.696 qytetarë, pasi pjesa e mbetur që janë në listë të veçantë, të burgosurit, të zhvendosurit dhe personat e plogshtë, kishin mundësi të shfrytëzonin të drejtën e votës gjatë ditës së djeshme.

Sipas konferencës së fundit për media të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), jehona e votuesve deri në orën 17:00 ishte 35,13 për qind nga informacionet e arritura nga 79,73 për qind e vendvotimeve në nivel shtetëror. KSHZ theksoi se procesi zgjedhor është zhvilluar pa pengesa serioze dhe në mënyrë të rregullt.

Kandidatët për presidentë të Maqedonisë së Veriut janë Stevo Pendarovski, i mbështetur nga koalicioni qeveritar (LSDM, BDI, Alternativa dhe 28 parti tjera), Gordana Siljanovska-Davkova e mbështetur nga partia opozitare VMRO-DPMNE dhe koalicioni, si dhe Blerim Reka i mbështetur nga partitë opozitare të bllokut shqiptar, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.

Njëkohësisht, përveç rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale, qytetarët e Ohrit, Dibrës dhe Novo Sellës kishin mundësinë të shfrytëzojnë të drejtën e votës për të zgjedhur kryetarët e komunave.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve është caktuar pas dy javësh, më 5 maj.

Nga pavarësia e shtetit, këto janë zgjedhjet e gjashta presidenciale./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit