-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Zgjedhjet në Turqi, ish-presidenti Gyl refuzon të kandidojë përballë Erdoganit

Më të lexuarat

Ish-presidenti turk, Abdullah Gyl ka hedhur kategorisht poshtë zërat se do ishte ai kandidat në zgjedhjet e pritshme të 24 qershorit, si sfidanti kryesor ndaj pasardhësit të tij, mikut dhe ish-bashkëpartiakut, Rexhep Taip Erdogan.

Gul tha se ishte sugjeruar kjo gjë nga Temel Karamollaoglu, kreu i Partisë së Lumturisë, porse ai e kishte hedhur poshtë këtë propozim duke sqaruar se nuk ishte arritur një konsensus i fortë.

“I thashë atij se do të bëja hapat e nevojshëm vetëm nëse do të arrihej një konsensus shumë i fortë, por kjo nuk ndodhi”,tha Gyl në një konferencë për shtyp.

Mes thashethemeve, shkruan Daily Sabah, politikanët e partisë qeverisëse, asaj për Drejtësi dhe Zhvillim, kishin kritikuar një kandidaturë të mundshme të Abdullah Gyl duke thënë se ky hap do të konsiderohej si tradhëti ndaj së kaluarës së tij politike.

Partitë e opozitës turke, të cilat përbëhen nga ato të së djathtës, sekulariste dhe islame, deri më tani nuk kanë arritur të bashkohen rreth një kandidati të përbashkët dhe ka të ngjarë të konkurrojnë veçmas kundër Erdoganit.

Deri më tani, referuar çdo sondazhi, fitorja e këtij të fundit as që diskutohet, por një përballje me Abdullah Gyl do e kompromentonte imazhin e një miqësie, njerëzore e politike bashkë, që dikur kishin mes tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit