Ndihmësministri i jashtëm rus, Mihail Bogdanov, tha se Presidenti i Sirisë Beshar Esad i kishte komunikuar atij se do të largohej nga pushteti në qoftë se populli do të përkrahte një emër tjetër në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Siri.
Bogdanovi rekomandoi mbajtjen e një konference të paqes të ngjashme me atë që u krijua pas luftës se Libanit në vitin 1990 edhe në Siri, ku do të përfaqësoheshin edhe komunitetet e krishtera, aleviane dhe druzi.
Zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Siri i vlerësoi dhe Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan gjatë vizitës në Azerbajxhan.
Kryeministri Erdoan tha se në Siri mundon një terren i përshtatshëm dhe demokratik, kështu do të jetë i papranueshëm një rezultat që do të dilte nga këto zgjedhje.
Zgjedhjet që do të zhvillohen në Siri nuk do të kenë forcë bindëse, theksoi Erdoan tha shtoi: “Rezultati i këtyre zgjedhjeve dihet. Në Siri kemi pothuajse një luftë civile. Kështu që përfundimi i zgjedhjet duket qartë që tani. Zgjedhje janë zhvilluar edhe më parë dhe shumica dërrmuese e popullit sirian nuk doli në votime. Këto zgjedhje nuk do të kenë asnjë ndikim, vlerë”./trt/kohaislame