Kur kanë mbetur më pak se dy orë e gjysmë nga mbyllja e votimeve, Shqipëria me vështirësi po e kalon testin e demokracisë.
Kjo marrë parasysh incidentet e shumta që kanë ndodhur dhe po ndodhin gjithandej vendit, raportojnë nga Tirana të dërguarit e Indeksonline.
Kësaj i shtohet edhe pjesëmarrja relativisht e ulët e votuesve në krahasim me zgjedhjet e vitit 2011 dhe 2013.
Incidente ka pasur në Lezhë, në Kavajë, në Vorë, Durrës etj., duke i dhënë notë jo fort pozitive Shqipërisë që pretendon për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE. kohaislame