1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zgjedhjet në Shqipëri: Fitues në shtatë komuna

Më të lexuarat

Dje qytetarët e Shqipërisë votuan për të zgjedhur 61 kryebashkiakët që do drejtojnë për gjatë këtyre 4 viteve. Procesi i numërimit të votave vazhdoi gjatë gjithë natës pa pasur probleme.

Doli fituesi në Sarandë dhe Skrapar

Në Sarandë ka dalë fitues Adrian Gurma me një total prej 7086 votash. Ai ka pasur përballë rivalin Ilir Nikolla, i cili ka mundur që të marrë 1686 vota. Të pavlefshme kanë rezultuar 550 vota.

Numërimi ka përfunduar edhe në Skrapar, ku Adriatik Mema ka qenë kandidati i vetëm për këtë Bashki. Ai ka dalë fitues me 4505 vota.

Kokoneshi fitues në Divjakë

Sipas Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, fitues ka dalë Fredi Kokoneshi, me 13.513 vota. Kokoneshi ka qenë kandidat i vetëm në këto zgjedhje.

Tushe fitues në Lushnje

Në këtë njësi administrative ka pasur vetëm një rival në garë dhe ai është Fatos Tushe, i cili ka grumbulluar 28, 086 vota.

Belba fitues në Përrenjas

Ka përfunduar numërimi i votave edhe në Bashkinë Përrenjas, ku fitues ka dalë Nuri Belba, përballë rivalit të tij Myslim Karriqi.

Belba ka arritur të sigurojë 7054 vota, ndërsa rivali i tij 550.

Krali fitues në Kavajë

Përfundon procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Kavajës. Fitues ka dalë Redjan Krali, me 7426 vota, e përkthyer ndryshe 98.38 përqind të votave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit