2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Zgjedhjet në SHBA do të ndryshojnë edhe anëtarët e Kongresit

Më të lexuarat

Populli amerikan më 8 nëntor, nuk do ta caktojë vetëm liderin e ri të vendit. Në të njëjtën ditë do të ndryshojë edhe një e treta e Senatit i cili ka 100 ulëse dhe Dhoma e Përfaqësuesve me 435 ulëse.

Procesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA që do të mbahen më 8 nëntor po përcillen me interesim nga media vendore dhe ndërkombëtare, ndërkohë që në të njëjtën ditë do të mbahen edhe zgjedhjet për Kongresin, që kanë të njëjtën rëndësi sa edhe zgjedhjet presidenciale, raporton Anadolu Agency (AA).

Populli amerikan më 8 nëntor, nuk do ta caktojë vetëm liderin e ri të vendit. Në të njëjtën ditë do të ndryshojë edhe një e treta e Senatit i cili ka 100 ulëse dhe Dhoma e Përfaqësuesve me 435 ulëse.

Sipas anketave dhe parashikimeve të fundit, Kongresi i cili kaloi në kontrollin e republikanëve pas zgjedhjeve plotësuese të vitit 2014, domethënë dominimi i republikanëve në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve, ka gjasa të ndryshojë të paktën në Senat.

Gara për Senatin

Ndërkohë, 34 nga anëtarët e Senatit në këto zgjedhje do të garojnë për t’i ruajtur ulëset e tyre. 24 nga këta anëtarë janë nga radhët e republikanëve, ndërsa 10 prej tyre nga Partia Demokratike.

Republikanët kanë shumicën në Senat me 54 ulëse. Ndërkaq, numri i ulësve të demokratëve është 46, përfshirë këtu edhe dy përfaqësues të pavarur që bashkëveprojnë me to. Duke qenë kështu, në këto zgjedhje republikanët do të fokusohen ta ruajnë shumicën kritike. Nga ana tjetër, demokratët do ta kenë mundësinë që pas dy viteve ta rikthejnë shumicën në Senat.

Gara për Dhomën e Përfaqësuesve

Epërsia e ulësve në Dhomën e Përfaqësuesve u takon republikanëve. Ata posedojnë shumicë prej 246 ulësesh në dhomën e cila gjithsej ka 435 sosh. Demokratët, nga ana tjetër, kanë 186 ulëse, ndërkohë që tri ulëse janë të zbrazëta. Kjo njëherësh është shumica më e fuqishme që e kanë siguruar republikanët pas një periudhe prej më shumë se 80 viteve.

Në mënyrë që demokratët ta fitojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ata duhet që së paku të marrin 31 ulëse nga republikanët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit