1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Zgjedhjet në Katalunja, Exit Polls: Partitë pro pavarësisë, mazhorancë absolute

Më të lexuarat

Me një pjesëmarrje rekord, e cila kaloi edhe zgjedhjet e 2012-s, Katalunja votoi të dielën në zgjedhjet lokale, të cilat do t’i hapnin rrugën shpalljes së njëanshme të pavarësisë.

Pas mbylljes së kutive të votimit dolën edhe rezultatet e Exit Polls, ku sipas të cilave partitë pro pavarësisë kanë mazhorancën absolute, duke fituar 74-79 vende në parlament.

Dy partive separatiste, të cilat kanë bashkuar forcat në këto zgjedhje, pretendojnë të fitojnë shumicën, pasi kjo do t’u lejonte të deklaronin në mënyrë të njëanshme Pavarësinë nga mbretëria e Spanjës brenda 18 muajve. Qeveria e qendrës në Madrid është angazhuar se do të bllokojë në gjykatë të tilla lëvizje.

Qendrat e votimit u hapën që prej orës 9 të mëngjesit, ndërsa u mbyllën në orën 20 të mbrëmjes. Partia në pushtet “Convergencia” e kreut katalanas, Artur Mas, dhe “Esquerra Republicana” kanë krijuar një listë të përbashkët kandidatësh, nën sloganin “Së bashku për Po-në”.

Ata thonë se vota e së dielës është një referendum “de facto” mbi çështjen e pavarësimit nga Spanja. Sipas tyre, qeveria spanjolle ka refuzuar vazhdimisht të lejojë një referendum të njohur ligjërisht, duke injoruar një votim jozyrtar që mbështeti pavarësinë në nëntor të vitit 2014.

Rajoni i Katalunjës, në verilindje të Spanjës, është ndër më të pasurit e vendit të gadishullit Iberik. Madje, qeveria e qendrës së djathtë në Madrid i ka përshkruar planet e veçimit si të “pakuptimta”, pasi humbja e Katalunjës do të kishte ndikim në të gjithë Spanjën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit