-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zgjedhjet në Drenas në fillim të dhjetorit

Më të lexuarat

Brenda kësaj jave presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pritet t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas.

Sipas burimeve të “Zërit”, Thaçi do të vendosë për datën 4 ose 11 dhjetor si ditë të zgjedhjeve, të cilat vijnë pas dorëheqjes së ish-kryetarit Nexhat Demaku, ndaj të cilit u konfirmua dënimi prej tri vjetëve burgim, nën akuzat “Krime lufte”

Qytetarët e komunës së Drenasit do t’u drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në fillim të dhjetorit të këtij viti.

Këto zgjedhje mbahen pasi kryetari i deritashëm, Nexhat Demaku, dha dorëheqje për shkak të konfirmimit të dënimit prej tri vjetëve për “Krime lufte”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë kësaj jave pritet të marrë vendim për shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për komunën e Drenasit. Kjo parashihet me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale për Zgjedhjet Lokale.

“Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë kësaj jave pritet t’i shpallë zgjedhjet për komunën e Drenasit. Në bazë të ligjeve, presidenti po i shqyrton datat 4 dhe 11 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas”, kanë thënë burime të gazetës “Zëri” të afërta me kabinetin e presidentit Thaçi.

Ndërsa, në një përgjigje për “Zërin” zyra e presidentit ka thënë se data e zgjedhjeve do të caktohet sipas ligjeve.

“Data e zgjedhjeve do të caktohet në përputhje me afatet ligjore dhe pas konsultimit me përfaqësuesit e subjekteve politike”, ka thënë zyra e presidentit Thaçi në një përgjigje.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për kryetar të Komunës së Drenasit, sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale duhet të mbahen jo më herët se tridhjetë (30) ditë dhe jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë pas dorëheqjes së kryetarit të deritashëm të Drenasit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit