Amerika zgjati misionin e forcave përgjegjëse për raketat Patriot në jug të Turqisë.
Njësi të reja ushtarake zëvendësuan njësitë e forcave amerikane që kujdesen për sistemet e raketave Patriot në Turqi. Një komandant i ushtrisë amerikane tha:” Turqia kërkoi vazhdimin e misionit të forcave të raketave Patriot në territorin turk, sepse kërcënimi që u bë shkak për dislokimin e këtyre raketave vazhdon të ekzistojë. Aktualisht për Turqinë nuk ekziston ndonjë rrezik nga fronti sirian, por nëse krijohet ndonjë rrezik, ne jemi këtu për të mbrojtur Turqinë.”