1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zeybekci: Rritja ekonomike e Turqisë pritet të jetë rreth 7,5% në tremujorin e parë të 2018-s

Më të lexuarat

Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekci, bëri të ditur se parashikimi i qeverisë për rritjen ekonomike të vendit në tremujorin e parë të 2018-s është rreth 7,5 për qind…

 

Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekci, bëri të ditur se parashikimi i qeverisë për rritjen ekonomike të vendit në tremujorin e parë të 2018-s është rreth 7,5 për qind.

Zeybekci mbajti një fjalim në Samitin e Eksportuesve dhe Investitorëve, organizuar të enjten në Izmir nga Grupi i Bankës Islame për Zhvillim dhe Partneriteti Turk Eximbank.

“Më shumë se gjysma e rritjes ekonomike prej 7,4 për qind të vitit të kaluar është realizuar nga investimet e sektorit privat dhe eksportet. Sa i përket rritjes ekonomike për çerekun e parë të vitit 2018, me shumë mundësi, ne do të kapim sërish një nivel afër atij 7,5 për qind”, deklaroi shefi i ekonomisë së Turqisë.

Nihat Zeybekçi u shpreh i bindur se ekonomia turke do të shënojë rritjen më të madhe në botë edhe në vitin 2018.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit