3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Zëvendëskryeministri Stojanovic: Kosova mund të destabilizohet nëse s’ka marrëveshje për Gjykatën

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës Branimir Stojanovic ka thënë se Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë, do të themelohet duke theksuar se Kuvendi do të mbajë seanca për këtë sa herë të jetë e nevojshme.
 
Ai ka thënë për mediat serbe se për të gjithë deputetët ka qenë befasi mosvotimi i amendamentit për ndryshimet kushtetuese që do t’i hapte rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Edhe Stojanovic ka thënë se Kuvendi do të mblidhet përsëri për të debatuar Gjykatën.
 
“Kryeministri Mustafa ka thënë se do të përmbushet obligimi që është marrë, e kjo është themelimi i Gjykatës.Ne do ta mbështesim këtë iniciativë sikur që i kemi përkrahur të gjitha deri më tani që kanë të bëjnë me Gjykatën” ka thënë Stojanovic.
 
Stojanovic ka theksuar se nëse nuk ka marrëveshje për Gjykatën, mund të destabilizohet Kosova. Ai ka theksuar se do të kërkojë nga KFOR’i që të rriten masat e sigurisë sidomos gjatë Vidovdanit.kohaislame
 
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit