Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministër i Punëve te Jashtme, Behgjet Pacolli e ka uruar Rexhep Tajip Erdoanin për fitoren e radhës në zgjedhjet presidenciale në Turqi.
Pacolli në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se e përgëzon mikun tonë dhe popullin turk, duke shtuar se Kosova dhe Turqia do të mbesin partner të mirë.
“Nga Turqia, vjen lajmi se Presidenti Erdogan ka fituar zgjedhjet. Unë e përgëzoj mikun tonë dhe popullin turk. Kosova dhe Turqia mbesin partner të mirë”, ka shkruar Pacolli.