0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Zëvendëskryeministri Bozdag: Nisma e ShBA-së është lojë me zjarrin

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri Bekir Bozdag postoi një mesazh në llogarinë e tij në Tweeter në lidhje me çështjen.

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë së Turqisë, Bekir Bozdag, tha se nisma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për të formuar të të ashtuquajturën ushtri terroriste me PYD/YPG-në, që është fraksioni i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, është lojë me zjarrin.

Zëvendëskryeministri Bozdag postoi një mesazh në llogarinë e tij në Tweeter në lidhje me çështjen.

Bozdag tërhoqi vëmendjen se ShBA-të në vend se të bashkëpunojnë me Turqinë në luftën kundër DEASH-it, ata preferuan të bashkëpunojnë me PYD/YPG, fraksionin e organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, ndërsa shtoi se ShBA-ja ka dërguar me mijëra maune mbështetje në armë për këtë organizatë.

Në reagimin e tij ndaj ShBA-së për formimin të të ashtuquajturës ushtri terroriste nën petkun e ‘Forcave të Sigurisë Kufitare të Sirisë’, Bozdag tha se është lojë me zjarrin.

“ShBA-të me mbështetjen e dhënë deri më sot si dhe me hapat të cilat i ka shpalosur se do t’i ndërmarrë tutje, nuk i përshtaten as miqësisë, as aleancës, as partneritetit model e as partneritetit strategjik. Formimi i ushtrisë terroriste nga ana e ShBA-së, nuk është luftë kundër terrorit, por është një përkrahje për terrorin dhe organizatat terroriste”, ka shtuar Bozdag.

Zëvendëskryeministri gjithashtu bëri të ditur se “Turqia nuk do të ngurojë të marrë masat dhe ti hedhë hapat e nevojshme përballë kësaj nisme provokuese, e cila paraqet kërcënim për vendin dhe rajonin tonë. Ashtu siç thotë edhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan, ‘Një natë mund të vijmë befas’”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit