4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Zëri i nënës qetëson sikur përqafimi

Më të lexuarat

Shkencëtarët amerikanë të Universitetit Wisconsin – Madison gjatë hulumtimeve në të cilat ishin përfshirë 61 vashëza, të moshës 7 deri 12 vjet, kanë zbuluar se zëri i nënës ndikon për qetësim sikur edhe përqafimi.
Vajzat para një audience të panjohur duhej të flasin dhe të zgjidhin problemet matematikore. Pas testit, ose kanë qenë të përqafuara nga nënat ose kanë pasur biseda telefonike me ta ose kanë parë ndonjë film.
Shkencëtarët kanë studiuar sasinë e hormoneve të stresit kortizolit në pështymë dhe hormoneve qetësues oxytocin në urinë, para dhe pas testit.

Të gjitha vajzat pas testimit kishin vlerën e ngritur të kortizolit në pështymë.
Vajzat që kanë qenë të përqafuara nga nënat ose kanë folur në telefon menjëherë pas testit, kishin ulje shumë më të shpejtë të vlerës së kortizolit krahasuar me vajzat që nuk kanë pasur kontakt me nënat e tyre pas testit.
Përqendrimi i oksitocinës në urinë është rritur tek vajzat që pas një situate të vështirë kanë pasur kontakt me nënat, për dallim nga vajzat që nuk kanë pasur kontakt menjëherë pas testit.

Oksitocina prodhohet në tru dhe shpie në ndjenjë rehatie, qetësie dhe dashurie. Ajo ndikon në krijimin e besimit dhe lidhjes mes nënës dhe fëmijës së porsalindur, vepron kundër stresit.

Nga studimet e mëparshme është e njohur se oksitocina sekretohet më tepër gjatë kontaktit fizik mes nënës dhe pasardhësve.

Ky është studimi i parë i cili dëshmoi se edhe zëri i nënës shpie në rritjen e vlerës së hormoneve dhe jo vetëm kontakti fizik.
Burimi: zdravlje.at
Përktheu: Lutfi Muaremi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit