3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Zemaj: Vota ime do të jetë pro Gjykatë Speciale

Më të lexuarat

Armend Zemaj në lidhje me Gjykatën Speciale tha se bashkësia ndërkombëtare tenton gjithmonë të na bie Gjykatën Speciale.

“Sigurimi i votave sipas tij duhet të jetë punë e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, por që u pa se Hashim Thaçi pati problem në sigurimin e votave brenda grupit të tij parlamentar.Vota ime do të jetë pro Gjykatë Speciale.”, tha Armend Zemaj.

(I plotësuar)- Armend Zemaj shtoi se Vjosa Osmani nuk do të përjashtohet.

“Askush nuk mund të përjashtohet as Vjosa Osmani, as Armend zemaj e as Ismet Beqiri.”, tha Zemaj.
Vjosa Osmani dhe Arben Gashi është dashur të jenë në Këshillin e Përgjithshme.

Armend Zemaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, i ftuar në Info Magazine të Klan Kosova, ka folur rreth zgjedhjeve të Kuvendit të VIII-të në LDK-së dhe ka konsideruar se kjo parti e ka kaluar provimin e demokracisë që moti.

“Lidhja Demokratike ka kohë që e ka kaluar testin demokratik. LDK-ja e ka humbur liderin e saj, Ibrahim Rugova dhe ka kaluar nëpër faza të ndryshme. Të dielën në zgjedhje ka pasur një proces shumë demokratik”, ka thënë Zemaj.

Ai e ka cilësuar të panevojshëm përjashtimin e mediave nga salla ku po mbaheshin zgjedhjet e LDK-së.
“Kuvendi zgjedhor nuk ka pasur nevojë që të mos i lejojë mediat në Kuvend, sepse çdokush ka mundur të flasë pa u penguar nga askush”.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit