* Zekati (lëmosha) i Fitrit në muajin e bekuar të ramazanit; është emërtuar si e tillë përshkak të mbarimit të ramazanit, është bashkangjitur ajo (lëmosha) me të (Fitrin) përshkak të bashkimit të diçkaje me shkakun e saj.
* Argumenti për obligueshmërinë e saj është marrë nga libri i Allahut, Sunneti dhe unanimi i dijetarëve:
Allahu i Lartësuar ka thënë: “Ka shpëtuar ai i cili e jep zekatin” (Ala: 14), disa prej selefëve e kanë shpjeguar fjalën “zekat” në këtë ajet se është për qëllim: nxjerrja e zekatit të Fitrit.
Poashtu përfshihet edhe në fjalën e Allahut të Lartësuar: “Dhe jepeni zekatin” (Bekare: 43).
Është transmetuar në “Dy Sahihat”[1] dhe në librat e tjerë të hadithit: “E ka bërë obligim Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- zekatin e Fitrit saun[2] prej humeje, apo saun prej majes së birrës. Është obligim për: robërin (skllav), njeriun e lirë, mashkullin dhe femrën, të madhin apo të voglin nga muslimanët”.
Është transmetuar prej më shumë se një dijetarë që ka treguar unanimin e dijetarëve për obligueshmërinë e saj.
* Urtësia e ligjshmërisë së saj: Ajo është pastrim për agjëruesin nga fjalët dhe punët e kota, është ushqim për të varfërit, dhe falënderim ndaj Allahut të Lartësuar për plotësimin e agjërimit.
* Zekati i fitrit është obligim për çdo musliman qoftë mashkull apo femër, i madh apo i vogël, i lirë apo rob, prej hadithit të Ibn Umerit që përmendëm pak më parë, ku thuhet në të: “Obligoi Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- zekatin e fitrit ndaj robit e të lirit, mashkullit e femrës, të voglit e të madhit prej muslimanëve”.
* Në hadith është përcaktuar se sa duhet me nxjerr çdo person, dhe llojin që duhet me e nxjerrë. Sasia e saj është një Saun që është e barabartë me katër Mud, kurse lloji që duhet me nxjerr është ushqimi më i përdorur dhe që rreziston më shumë në atë vend, qoftë grurë, maja birre, hurmë, vaj, djathë etj. Apo gjëra të tjera që njerëzit e hajnë zakonisht në atë vend, e që është gjëja që e përdorin më së shumti, si orizi, drith dhe çdo gjë që e përdorin njerëzit çdo vend sipas traditës së tij.
* Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- e ka bërë të qartë kohën që duhet nxjerr zekati i fitrit i cili është: ka urdhëruar që të nxirret para namazit të Bajramit[3], fillon koha më e mirë e nxjerrjes së saj me perëndimin e diellin dhe fillimin e natës së Bajramit, por lejohet që të nxirret një apo dy ditë para Bajramit. Ka transmetuar Buhari -Allahu e mëshiroftë- se sahabët e jipnin zekatin një apo dy ditë para Bajramit[4], dhe kjo ishte unanim prej tyre.
* Nxjerrja e saj para namazit të Bajramit është më e mira, e nëse ndonjërit i kalon kjo kohë dhe e vonon atë pas namazit të Bajramit, i bëhet obligim atij nxjerrja e saj si dëmshpërblim, nga hadithi i Ibn Abasit: “Ai i cili e nxjerr atë (zekatin e fitrit) para namazit ajo është e pranuar, e ai i cili e nxjerr atë pas namazit ajo është lëmoshë si çdo lëmoshë tjetër”[5] dhe ky person është gjynahqar sepse e ka vonuar nxjerrjen e saj nga koha që ka; dhe ka kundërshtuar urdhërin e Pejgamberit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-.
* Muslimani e nxjerr sadekanë e fitrit për veten e tij dhe për ato që i ka nënkujdestarinë e tij, si gruaja e të afërmit e tij, duke u bazuar në fjalën e Pejgamberit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-: “Jepeni zekatin e fitrit edhe për ata që i keni nënkujdestarinë tuaj”[6].
* Është e pëlqyer që të jepet edhe për femijën që është në barkun e nënës së tij, këtë e ka vepruar Othmani -Allahu qoftë i kënaqur prej tij-[7].
* Ai i cili obligon dikënd tjetër që ta nxjerri fitrin për të, dhe më pas e nxjerr ai për veten e tij, i pranohet, sepse ajo është obligim ndaj tij së pari, kurse ai që e merr përsipër nuk i kërkohet ajo në origjinë. E nëse dikush e nxjerr fitrit për dikën që nuk e ka nënkujdesin e tij me lejen e tij, i pranohet, e nëse e nxjerr pa lejen e tij nuk pranohet.
* Ai i cili e ka detyrë që të nxjerri fitrin e dikujt tjetër duhet që fitrin e atij ta nxjerri me fitrin e tij në vendin që është vetë, edhe nëse personi që ai nxjerr fitrin për të është në ndonjë vend tjetër.
* Kam dëshirë t’ju sjell këtu fjalën e Ibn Kajimit për llojin e ushqimit që duhet nxjerrur për fitrin, thotë -Allahu e mëshiroftë- pasi përmendi pesë llojet që janë të përmendura në hadith: “Këto ishin gjërat që përdornin më së shumti në Medine, e sa i përket banorëve që jetojnë në ndonjë vend tjetër dhe ushqimi i tyre ndryshon nga këto ata kanë për detyrë që të nxjerrin nga ushqimi që përdorin në vendin e tyre.
Nëse ushqimi i tyre nuk është drithi si psh: përdorin kosin, mishin, peshkun e nxjerrin fitrin e tyre nga ushqimi që përdorin sido që të jetë, kjo është fjala e shumices së dijetarëve, dhe është e vërteta që nuk duhet thënë tjetër veç saj, sepse qëllimi është plotësimi i nevojës të varfërit ditën e Bajramit dhe si ngushëllim për ta duke i dhënë nga ushqimi që hajnë banorët e vendit. Bazuar në këtë që thamë pranohet nëse nxjerr për fitër miell migjithëse nuk ka hadith të saktë për të. E sa i përket bukës dhe ushqimit- edhe nëse është më e mirë për të varfërin- se nuk don shumë mund në të, por mund të jetë drithi më mirë për to sepse jeton më gjatë.”[8] Mbaroi fjala e tij.
Shejhu islam Ibn Tejmije ka thënë: “Nxjerr për fitër nga ushqimi i vendit të tij si orizi etj, edhe nëse ka mundësi që të nxjerrë nga ato që janë përmendur në hadith, dhe kjo është një transmetim nga imam Ahmedi dhe është thënia e shumicës së dijetarëve, gjithashtu është thënia më e saktë, sepse origjina tek lëmoshat është që obligohet në bazë të ngushëllimit ndaj të varfërve”[9]. Mbaroi fjala e tij.
* Sa i përket me nxjerr lekë në vend të ushqimit në zekatin e fitrit është në kundërshtim me sunetin, dhe nuk pranohet, sepse nuk është transmetuar nga Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- një gjë e tillë dhe as nga ndonjëri prej shokëve të tij.
Imam Ahmedi ka thënë: “Nuk duhet që të japi vleftën e saj në lek” i thanë atij: disa persona thonë se Umer ibn Abdulaziz e ka pas marre në vleftë (zekatin e fitrit)? Tha: “E lejnë fjalën e Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- dhe thonë tha filani? Duke qenë se Ibn Umeri ka thënë: “E bëri obligim i Dërguari -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- zekatin e fitrit . . .” hadithi.
* Duhet patjetër që sadekaja e fitrit të arrij tek ai i cili e meriton në kohën e caktuar që duhet nxjerrur, ose të arrij tek personi i cili e përfaqëson atë. Nëse ai që e jep fitrin nuk e gjen personin që donte tia jepte e as nuk gjen dikënd që e përfaqëson atë në kohën e duhur, e ka obligim që tia japi dikujt tjetër.
Duhet të tërheqim vërejtjen këtu se disa persona e japin zekatin e fitrit tek disa persona që nuk e përfaqësojnë atë që e meriton, e kjo nuk konsiderohet nxjerrje e saktë e zekatit, prandaj duhet patur kujdes.
Shkëputur nga libri: “Mulahas el-Fikhij”: 350-354
Autor Salih el-Feuzan
Përktheu Ylli Rama
[1] Buhari: 1503 dhe Muslimi: 2275.
[2] Është sasi matëse që është e barabartë me katër “Mud”, dhe një “mud” është një grusht i personit me të dyja duart e tij.
[3] Transmeton Buhari nga hadithi i Ibn Umerit me numër: 1509.
[4] Transmeton Buhari nga fjala e Nafiut, shiko hadithin: 1511.
[5] Transmeton Ebu Daudi: 1609 dhe Ibn Maxhe: 1827.
[6] Është transmetuar nga Ibn Umeri: “Urdheroi që të jepet zekati i fitrit nga robi dhe i liri . . . dhe prej atyre që i keni nënkujdesin tuaj”, transmeton Darekutni: 2059 dhe Bejhekiu: 7685.
[7] Transmeton Ibn Ebi Shejbe: 10737. Shiko disa transmetime tek “Musanef Abdurrazak”: 3/319.
[8] Shiko “Ilamu Muvekiin”: 2/21 dhe 3/23.
[9] Shiko: “Fetaua shejhu Islam Ibn Tejmije”: 10/410 dhe 25/69 dhe 22/326.